Ballina Vendet Etika publike dhe llogaridhënia

Etika publike dhe llogaridhënia

Etika publike dhe llogaridhënia janë koncepte thelbësore që karakterizojnë një autoritet efektiv lokal ose rajonal. Ato i referohen kulturës, proceseve, strukturave dhe rregullave që sigurojnë që personat në poste publike të veprojnë në interes të gjerë publik, në vend të interesit të tyre vetjak. Ato janë një tipar thelbësor i qeverisjes së mirë dhe është e rëndësishme që ato të respektohen dhe monitorohen nga organizatat përkatëse.

Etika ngërthen rregulla që përcaktojnë sjelljen e zyrtarëve publikë[1] në mënyrë që të sigurohet që publiku të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Etika u ndihmon zyrtarëve të marrin vendime më të mira në interesin publik dhe të ndihmojnë njerëzit të vlerësojnë vendimet e marra në emër të tyre nga zyrtarët publikë.

Llogaridhënia publike siguron që zyrtarët të përgjigjen hapur për vendimet që po marrin në emër të publikut.

Në mungesë të etikës dhe llogaridhënies publike, korrupsioni dhe keqpërdorimet janë në gjendje të lulëzojnë. Siç është theksuar në kapitullin përfundimtar, korrupsioni është i dëmshëm për individët, shoqërinë, ekonominë dhe qeverinë në një numër aspektesh. Prioritetizimi i etikës publike dhe llogaridhënies mund të ndihmojë në frenimin e teprimeve më të këqija të pushtetit dhe të inkurajojë vendimmarrje më të përgjegjshme dhe më të drejtë nga autoritetet lokale.

Edhe kur korrupsioni nuk është endemik, mungesa e etikës publike dhe llogaridhënies mund të jetë gërryese për besimin e publikut në qeveri, institucione dhe zyrtarë publikë. Ndërsa marrëdhënia midis etikës publike dhe llogaridhënies është komplekse, zbatimi konsistent dhe me kohë i tyre mund të ndihmojë në ndërtimin dhe forcimin e besimit midis publikut dhe qeverisë.

Për më tepër, etika publike dhe llogaridhënia mund të kontribuojnë në një mjedis pozitiv ku pranohet se qytetarët dhe palët e tjera të interesit kontribuojnë në cilësinë e procesit të vendimmarrjes. Të kombinuara me mjetet për pjesëmarrje qytetare, etika publike dhe llogaridhënia mund të ndihmojnë për të siguruar që përvojat personale të qytetarëve, ekspertiza, njohuritë dhe shqyrtimi i shtojnë vlerë dhe forcojnë vendimet e marra nga qeveria dhe zyrtarët publikë.

Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të jenë të vetëdijshëm për procesin me të cilin monitorohen deklarimet e pasurisë dhe nga cili organ, dhe cilat sanksione mund të zbatohen, dhe si, në rast se një zyrtar publik bën një deklarim të rremë ose jo të plotë. Ata duhet të dinë rregullat që rregullojnë sinjalizimin dhe cili zyrtar ose zyrtarë janë përgjegjës për shqyrtimin e ankesave dhe raporteve të sinjalizuesve lidhur me keqbërjet. Autoritetet lokale duhet të sigurojnë trajnim të brendshëm për përfaqësuesit e sapozgjedhur dhe të ofrojnë trajnime të rregullta rifreskuese për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Njohja dhe të kuptuarit e kornizës ligjore dhe institucionale janë thelbësore nëse përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë sukses si modele të integritetit politik.

Së fundi, etika publike dhe llogaridhënia janë kryesore për përmirësimin e shërbimeve publike sepse shërbimet publike që janë më të përgjegjshme dhe më llogaridhënëse ndaj njerëzve - dhe përfitojnë nga njohuritë, idetë, energjia dhe shqyrtimi i tyre - do të punojnë më mirë për njerëzit dhe komunitetin në tërësi.

Bashkërisht, etika publike dhe llogaridhënia ndihmojnë për të siguruar që vendimmarrja dhe shpërndarja e burimeve janë të drejta, efikase dhe efektive, gjë që nga ana tjetër ndihmojnë për të mundësuar një demokraci, ekonomi dhe shoqëri prosperuese. Për këtë qëllim, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës miratoi Kodin Evropian të Sjelljes për të gjithë Personat e Përfshirë në Qeverisje Lokale dhe Rajonale, duke i inkurajuar autoritetet lokale dhe rajonale dhe shoqatat e autoriteteve lokale dhe rajonale që të hartojnë programe të përshtatshme arsimore për menaxhimin e integritetit dhe të zbatojnë shërbime këshilluese, për të ndihmuar stafin e tyre që të identifikojë dhe të merret me fushat e mundshme të rrezikut etik dhe situatat e konfliktit të interesit.

Transparenca dhe pjesëmarrja e qytetarëve janë mekanizma të rëndësishëm për promovimin e etikës publike dhe llogaridhënies në qeveri qendrore dhe lokale. Një raport i kohëve të fundit për Komitetin Evropian të Rajoneve për “Parandalimin e Korrupsionit dhe Promovimin e Etikës Publike në Nivelin Lokal dhe Rajonal në Vendet e Partneritetit Lindor” konstatoi se mungesa e transparencës ishte dobësia kryesore në të gjitha rastet e vlerësuara. Ky doracak përshkruan një sërë mekanizmash të transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve që mund të miratohen nga autoritetet lokale dhe rajonale.


[1] Për qëllimet e këtij publikimi, termi "zyrtar publik" i referohet përfaqësuesve të zgjedhur, autoriteteve publike dhe shërbyesve civilë (qoftë në nivel të qeverisë lokale, rajonale ose qendrore) të cilët mbajnë një funksion legjislativ, administrativ ose gjyqësor, dhe çdo personi që ushtron një funksion publik, përfshirë për një agjenci publike ose një ndërmarrje shtetërore.

Konteksti i përgjithshëm i brendshëm

Shqipëria ka pësuar ndryshime transformuese përsa i përket sistemit të qeverisjes vendore. Një nga ndryshimet thelbësore ishte reforma administrative dhe territoriale në 2014, ku numri i njësive të vetëqeverisjes vendore u reduktua nga 373 “bashki” dhe “komuna” në 61 bashki të reja (“komunat” u hoqën si ndarje administrative në Shqipëri). Kështu, Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 i përshtatet kontekstit të ri të organizimit të qeverisjes vendore dhe paraqet një qasje gjithëpërfshirëse për decentralizimin dhe fuqizimin e qeverisjes vendore, në të njëjtën linjë me principet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore. E njëjta qasje gjendet edhe në Planin Kombëtar të Veprimit 2020-2022 që vjen si vazhdim i Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020.

Sipas progres raportit të Komisionit Europian mbi Shqipërinë për vitin 2016, konsolidimi administrativ dhe financiar i bashkive të krijuara ka qenë i ngadaltë, duke paraqitur një sfidë shtesë në luftën ndaj korrupsionit. Së fundmi, Shqipëria ka ndërmarrë disa masa që synojnë të parandalojnë korrupsionin, si Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2023, dhe Plani i Veprimit për 2020-2023, dhe ligji Nr. 9508 “Për Bashkëpunimin e Publikut në Luftën ndaj Korrupsionit”. Në vijim, ligji i ri Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, i cili synon mbrojtjen dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin publik dhe privat, gjen aplikim edhe në qeverisjen vendore.[i]

Pavarësisht masava të marra, Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë së institucioneve kryesore mbikqyrëse. Thuajse 89% e publikut të gjerë mendon se korrupsioni është “i përhapur” ose “disi i përhapur” mes zyrtarëve publik. Përsa  i përket nivelit të korrupsionit,  perceptimi i qytetarëve mbi korrupsionin në qeverinë vendore kategorizohet si “mesatar”.

Lidhur me transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare, Shqipëria ka miratuar ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe ligjin Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”. Megjithatë, ka një mospërputhje të madhe midis standarteve ligjore e strategjive, dhe zbatimit në praktikë të tyre. Vetëm 43% e qytetarëve mendojnë se qeveria vendore është transparente dhe 33% e tyre mendojnë se bashkitë janë të përgjegjshme. Për më tepër, pjesëmarrja qytetare është dimensioni më i dobët në qeverisjen e bashkive në Shqipëri. Kjo evidentohet nga 67% e qytetarëve, që mendojnë se nuk kanë mundësi të mjaftueshme për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe proceset konsultuese në nivel vendor.

Përsa i përket etikës, administrata publike shqiptare ka dështuar në zbatimin e mekanizmave plotësisht efektivë kundër korrupsionit dhe niveli i zbatimit të kodeve të etikës dhe adoptimi i tyre është përgjithësisht i varfër.


[i] Entitete publike me më shumë se 80 punonjës duhet të caktojnë një njësi përgjegjëse, e cila regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet përmes kanaleve të jashtme dhe të brendshme, sipas ligjit Nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

Kosova* është ende në procesin e ndërtimit të strukturave dhe institucioneve qeverisëse të qëndrueshme dhe transparente. Megjithatë, niveli i pamjaftueshëm i etikës gjatë kryerjes së detyrave të tyre mbetet një nga sfidat kryesore drejt ndërtimit të një administrate në përputhje me parimet e etikës publike (d.m.th. integriteti, ligjshmëria, objektiviteti, llogaridhënia, transparenca, ndershmëria, respekti dhe lidershipi). Sipas Këshillit të Evropës "etika publike është në zemër të demokracisë dhe qeverisjes së mirë, në të gjitha nivelet e qeverisjes" dhe integriteti është një nga parimet e tij kryesore dhe një gurthemel i qeverisjes së mirë. Megjithatë, asnjë institucion nuk është imun ndaj shkeljeve të kodit të etikës, prandaj, ndërveprimet joetike midis aktorëve publikë dhe privatë janë të mundshme në të gjitha fazat e procesit të politikave. Adresimi i kësaj sfide kërkon një qasje të tërë shoqërisë dhe tërë qeverisë.

Viteve të fundit në Kosovë*, mungesa e etikës profesionale është më e dukshme në administratën publike, procedurat e prokurimit publik dhe financimin e subjekteve politike. Në vitin 2019, Kosova* miratoi Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. Ky ligj siguron hapësirë për krijimin e një administrate më efikase duke respektuar parimet e transparencës. Përveç parimit të transparencës, ky ligj detyron administratën publike të veprojë me profesionalizëm dhe neutralitet politik në vendimmarrje. Pushteti lokal rregullohet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Gjatë vitit 2019, ka pasur përmirësime në performancën e autoriteteve lokale. Komunat e Kosovës* treguan gatishmëri për të rritur transparencën në qeverisjen e tyre. Për shkak të kësaj gatishmërie, transparenca u rrit 12% në krahasim me vitin 2018.

Mungesa e transparencës gjatë procedurave të prokurimit publik mbetet problematike. Këto procedura vazhdojnë të jenë të prirura për parregullsi dhe të cenueshme ndaj korrupsionit. Gjatë vitit 2019, ishin gjashtë raste të reja të lidhura me korrupsionin në prokurimet publike të raportuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Megjithatë, Kosova* ka një numër ligjesh që kërkojnë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien publike. Ato ligje përfshijnë: Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Publikë, dhe Ligjin për Prokurimin Publik. Neni 5 i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik detyron zyrtarët publikë të ushtrojnë funksionin e tyre në pajtim me ligjin dhe kodin përkatës të mirësjelljes. Paragrafi 1 i këtij neni përcakton parimet e sjelljes etike për zyrtarët publikë. Aty thuhet se zyrtari duhet ta kryejë punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri, të ruajë autoritetin e zyrtarit dhe institucionit dhe me punën e tij të forcojë besimin e qytetarëve në institucione.

Kodet e etikës dhe sjellja profesionale

Kodet e etikës përcaktojnë parimet themelore sipas të cilave shërbyesit publikë duhet të respektojnë, siç janë integriteti, vetëmohimi dhe hapja. Kodi i sjelljes bazohet në kodin e etikës për të formuluar standardet dhe praktikat që duhet të zbatohen në rrethanat e veçanta të një institucioni.

Kodi i sjelljes përcakton standarde specifike të sjelljes profesionale që priten në një mori situatash dhe u ofron zyrtarëve publikë udhëzime për trajtimin e tyre. Përveç kësaj, kodet e sjelljes sjellin transparencë dhe llogaridhënie publike në operacionet qeveritare.

Standardet ndërkombëtare

Kodet e sjelljes dhe kodet e etikës të hartuara mirë ndihmojnë në përmbushjen e pritjeve në rritje nga publiku, drejtuesit e biznesit dhe shoqëria civile për transparencë më të madhe dhe integritet më të lartë në qeveri, dhe vendosin një barrë mbi qeveritë për të siguruar standarde të larta etike midis zyrtarëve publikë dhe përfaqësuesve të zgjedhur. Si të tilla, ato mund të mbështesin zhvillimin e besimit midis publikut dhe institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve. Është e rëndësishme që kodet e sjelljes të zbatohen si për shërbyesit civilë ashtu edhe për zyrtarët e zgjedhur, dhe që të ofrohen trajnime dhe udhëzime për të siguruar të kuptuar të plotë të kodeve nga të gjithë zyrtarët publikë. Masat disiplinore dhe sanksionet duhet të përcaktohen qartë dhe të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme në rast të mosrespektimit të kodeve.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me kodet e etikës dhe sjelljes profesionale:

Konteksti i brendshëm

Aktualisht, Kosova* nuk ka një kod të përgjithshëm të etikës dhe sjelljes që do të rregullonte sjelljen e zyrtarëve publikë. Sidoqoftë, ekziston një kornizë ligjore e përbërë nga Ligji për Shërbimin Civil dhe Rregullorja për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil qëllimi i të cilave është rregullimi i atyre sjelljeve. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre kodeve, çdo institucion dhe organ publik në Kosovë* ka nxjerrë kodin e vet të etikës dhe sjelljes. Respektimi i këtyre kodeve është shumë i rëndësishëm për qytetarët që të marrin shërbimet publike në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe të rrisin transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike në Kosovë*. Për më tepër, këto kode në mënyrë të natyrshme rrisin profesionalizmin e administratës publike dhe ndërtojnë besimin e qytetarëve në punën e administratës publike. Për më tepër, korniza ligjore në Kosovë* parashikon që Agjencia Kundër Korrupsionit të marrë pjesë dhe të ofrojë këshilla për hartimin e kodeve të etikës në sektorin publik dhe privat.

Etika dhe integriteti në administratën publike është një kusht për një qeveri demokratike, transparente, efektive dhe me një përgjegjshmëri më të madhe ndaj qytetarëve. Në Shqipëri ka mungesë të dhënash për sa i përket zbatimit të kodeve të sjelljes në nivel vendor dhe shumica e normave që ndikojnë në kodet e sjelljes rregullohen nëpërmjet kodeve të etikës, duke krijuar konfuzion ndërmjet tyre. Nga ana tjetër, praktika tregon se shumë institucione publike, si Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë miratuar kodet e tyre të sjelljes dhe kodet e etikës. Përsa i përket këtyre të fundit, ekziston një konfuzion mbi hierarkinë e legjislacionit që rregullon etikën dhe kodet e etikës, të cilat shpesh dublikojnë instrumentet ligjore dhe për këtë arsye janë të tepërta ose nuk u japin përgjigje shqetësimeve specifike. Përveç mungesës së të dhënave për zbatimin e kodet e etikës tregojnë se zbatimi i tyre ka qenë i kufizuar në Shqipëri.

Legjislacioni

Kreu i 7-të i Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës* parashikon Parimet dhe Kushtet e Sjelljes Profesionale të Nëpunësve Civilë. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e sjelljes dhe etikës profesionale në administratën publike, Kosova* ka nxjerrë Rregulloren për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil. Kjo rregullore synon të përcaktojë rregullat e mirësjelljes së të gjithë nëpunësve civilë në Kosovë* dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik për sjelljen që duhet të kenë nëpunësit civilë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Kjo rregullore përcakton parimet themelore që duhet të respektohen nga nëpunësit civil gjatë ofrimit të shërbimeve publike. Gjegjësisht, ata duhet t'iu përmbahen parimeve të ligjshmërisë, jodiskriminimit, detyrimit për t'iu përgjigjur kërkesave, efektshmërisë dhe efikasitetit, përgjegjësisë, paanësisë dhe pavarësisë profesionale, transparencës, shmangies së konfliktit të interesit dhe mundësive të barabarta për komunitetet dhe gjinitë. Shkelja e rregullave dhe parimeve të përcaktuara në këtë Rregullore bëhet shkak për marrjen e masave disiplinore ndaj zyrtarit publik në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Normat e sjelljes për zyrtarët publik rregullohen me Ligjin Nr. 9131 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike. Siç përcaktohet nga Neni 1 «Ligji ka për qëllim të vendosë rregullat e sjelljes së nëpunësve të administratës publike, sipas standardeve të kërkuara, t’i ndihmojë ata për arritjen e këtyre standardeve dhe të vërë në dijeni publikun për sjelljen që duhet të ketë nëpunësi i administratës publike».

Për më tepër, Ligji Nr. 152/2013 “Për Nëpunësit Civil” shërben si bazë për miratimin e rregulloreve më specifike dhe më të hollësishme mbi etikën nga ana e segmenteve të ndryshme të administratës publike. Institucionet publike janë të detyruara të krijojnë një departament të burimeve njerëzore përgjegjës për menaxhimin e zyrtarëve publik të institucionit. Janë përcaktuar masat disiplinore dhe sanksionet në rastet e shkeljes së ligjit.

Kodet ekzistuese të etikës ose kodet e sjelljes dhe dispozitat përkatëse në rregulloret e brendshme të autoriteteve vendore plotësojnë dispozitat ligjore të lartpërmendura. 

Udhëzimet

Përveç Ligjit për Shërbimin Civil dhe Rregullores për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil, organet dhe institucionet publike në Kosovë* kanë nxjerrë kodet ose rregulloret e tyre të sjelljes dhe etikës. Për shembull, Kuvendi i Kosovës* ka nxjerrë Kodin e Mirësjelljes së anëtarëve të Kuvendit. Këshilli Gjyqësor i Kosovës* ka miratuar gjithashtu Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë, i cili synon të rregullojë rregullat dhe sjelljen e gjyqtarëve në Kosovë*. Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe Kodin e Mirësjelljes për Gjyqtarë me parime për të udhëhequr dhe rregulluar sjelljen e tyre. Këshilli Prokurorial ka nxjerrë Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë. Në nivelin lokal të qeverisjes, secila komunë ka nxjerrë kod etik që rregullon sjelljen e zyrtarëve të vet. Përkundër një kornize të fortë ligjor që rregullon sjelljen e shërbyesve civilë, mungojnë të dhënat për zbatimin e tyre real dhe mekanizmat institucionalë që sigurojnë zbatimin e tyre.

Bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, kur një gjyqtar ose prokuror nuk vepron në përputhje me Kodin e Sjelljes, ai veprim konsiderohet shkelje e detyrave të gjyqtarëve. Në ato situata, gjyqtari kryen shkelje disiplinore. Procedurat disiplinore zhvillohen para Këshillit Gjyqësor të Kosovës* ose Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pavarësisht mungesës së udhëzimeve specifike në lidhje me kodet e sjelljes, etika dhe sjellja e zyrtarëve publik rregullohet në nene të ndryshme të kuadrit normativ me qëllim rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe mosdiskriminimit të veprimeve dhe sjelljes së nëpunësve publikë në Shqipëri. Instrumentet në vijim përmbajnë dispozita mbi sjelljen e zyrtarëve publik:

  • Ligji Nr. 7961, datë 1.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 9049 datë 10.04.2003 “Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 9367 datë 7.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Mbi prokurimin publik”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 90/2012 datë 27.09.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”;
  • Ligji Nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”;
  • Ligji Nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për Të Drejtën për Informim”;
  • Ligji Nr. 44/2015 datë 30.04.2015 mbi “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”
  • Strategjia ndërsektoriale e reformës në administratën publike 2015-2020.

Pasja e një kodi sjelljeje është e rëndësishme jo vetëm për të nxjerrë në pah, transmetuar dhe mbrojtur vlerën e brendshme të institucionit, por edhe për t’i komunikuar këto vlera tek aktorët e jashtëm. Në këtë drejtim, autoritetet vendore duhet të miratojnë kodin e sjelljes për të vepruar me përgjegjshmëri dhe me sjellje korrekte, i cili të funksionojë si një udhëzues qendror për të trajtuar dilemat etike.

Praktikat e mira

Në vitin 2020, Komuna e Ferizajt ka miratuar Kodin e vet të Etikës që synon të rregullojë sjelljen e zyrtarëve komunal në mënyrë që të pasqyrojë etikën profesionale dhe morale të komunës. Qëllimi i këtij Kodi është të zhvillojë kulturën organizative brenda komunës dhe të promovojë parimet themelore të etikës. Sipas këtij kodi, zyrtarët komunalë janë të detyruar të ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me ligjet që janë në fuqi dhe atyre gjithmonë u kërkohet të veprojnë në bazë të interesave publike dhe jo interesave private ose partiake. Ky Kod rregullon gjithashtu kodin e veshjes dhe paraqitjes së zyrtarëve komunalë duke përcaktuar se cilat janë mënyrat e duhura të veshjes gjatë orarit të punës. Sipas këtij Kodi, çdo zyrtar publik që shkel dispozitat e përcaktuara në këtë Kod, do të përballet me masa disiplinore në përputhje me ligjin në fuqi. Për të siguruar zbatimin e këtij Kodi, Kuvendi Komunal i Ferizajt themelon Komisionin e Kodit të Etikës. Masat për shkeljen e dispozitave të kodit të etikës përfshijnë qortimin publik dhe një dënim deri në 15% të pagesës deri në tre muaj.

Këshilli Bashkiak Shkodër ka publikuar një Kod Etik i cili në kapitullin e parë përfshin parimet etike, por gjithashtu rregullon sjelljen e zyrtarëve publik. Bazuar në të, punonjësit e Këshillit Bashkiak duhet të sillen në përputhje me parimet etike të përcaktuara në kapitullin e parë të Kodit, i cili në kapitujt vijues rregullon sjelljen e zyrtarëve publik sa i përket burimeve njerëzore; konfliktit të interesit; aksesit në informacion; ndalimit të abuzimit me shpenzimet publike, orarit të punës dhe pozitës; marrjes së dhuratave apo ryshfetit; dhe mbrojtjes së qytetarëve që raportojnë sjelljen e paligjshme të zyrtarëve publik. Së fundmi, Kodi përmban një sërë masash disiplinore për zyrtarët publik që shkelin nenet e Kodit në rastet kur veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

Mekanizmat për ankesa

Mekanizmat e ankesave u mundësojnë qytetarëve të japin informata kthyese tek autoritetet publike për standardet e shërbimeve që marrin. Ata ofrojnë një mekanizëm të rëndësishëm llogaridhënie i cili u mundëson shërbyesve civilë dhe zyrtarëve të zgjedhur të identifikojnë nëse shërbimet publike po ofrohen në mënyrë joefektive apo joefikase. Kur mekanizma të tillë trajtojnë ankesat shpejt, ata mund të ndihmojnë në krijimin e kushteve për rritjen e besimit. Nëse përdoren në mënyrë proaktive, mekanizmat e ankesave mund të ndihmojnë qeveritë të identifikojnë ide të reja dhe të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve.

Standardet ndërkombëtare

Për të siguruar besimin në mekanizmat, autoritetet lokale duhet të përpiqen të marrin në konsideratë dhe zgjidhin çdo ankesë menjëherë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Mekanizmat e ankesave mund të bëhen më të qasshme duke aplikuar një qasje one-stop-shop (pikë për të gjitha shërbimet) në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të kërkojnë në zyra dhe uebsajte të ndryshme.

Nëse qeveria ndërmerr një qasje proaktive për të parandaluar përsëritjen e shkaqeve të ngjashme për ankesa, mekanizmat e ankesave gjithashtu mund të ndihmojnë qeveritë të identifikojnë qasje të reja në ofrimin e shërbimeve dhe të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve. Për këtë qëllim, mekanizmat e ankesave duhet të kombinohen me vlerësimet periodike të ofrimit të shërbimeve, duke përfshirë përdorimin e sondazheve të opinionit publik dhe shkëmbimin e përvojës dhe mjeteve me autoritetet e tjera lokale për të inkurajuar miratimin më të gjerë të praktikave të mira dhe mjeteve të provuara.

Nuk ka standarde specifike ndërkombëtare për mekanizmat e ankesave në lidhje me shërbimet publike. Megjithatë, mekanizmat dhe procedurat për përgjigjen ndaj ankesave përfshihen në një garanci ligjore ndërkombëtare për të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti lokal, dhe ka një numër udhëzimesh dhe doracakësh të dobishëm të shoqërisë civile. Shih për shembull:

Konteksti i brendshëm

Në Kosovë*, e drejta për të apeluar dhe për të përdorur mjete juridike është e drejtë kushtetuese që rregullohet me Kushtetutën e Kosovës*. Përdorimi i mjeteve juridike rregullohet sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës* të "vënë në dyshim" aktet administrative për të cilat ata mendojnë se shkelin të drejtat dhe interesat e tyre ligjore. Megjithatë, qytetarët përballen me sfidë në ushtrimin e të drejtave të tyre dhe përdorimin e këtyre mekanizmave në praktikë për shkak të zgjatjes së procedurave gjyqësore.

Kushtetuta e Kosovës* e themelon Avokatin e Popullit si një institucion të pavarur. Roli i tij është të mbikëqyrë dhe mbrojë të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Kompetencat dhe përgjegjësitë e Avokatit të Popullit rregullohen me Ligjin për Avokatin e Popullit. Rëndësia e Avokatit të Popullit mbetet shumë e lartë për faktin se shumë qytetarë i drejtohen këtij institucioni të pavarur për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre ligjore kur mjetet e tjera rezultojnë të pasuksesshme.

Një mekanizëm tjetër i rëndësishëm në dispozicion të qytetarëve për t'u ankuar dhe adresuar çështjet e tyre është Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticionet brenda Kuvendit të Kosovës*. Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin bashkëpunimin me Avokatin e Popullit dhe shqyrtimin e peticioneve që i drejtohen Kuvendit. Në këtë mënyrë, çdo peticion fillimisht shqyrtohet dhe analizohet nga ky komision. Jo më vonë se dy javë pas datës së marrjes së peticionit, kryetari i komisionit ia paraqet atë komisionit, duke propozuar në të njëjtën kohë mënyrën e zgjidhjes ligjore ose refuzimin e peticionit në fjalë. Nëse komisioni e sheh të përshtatshme, zgjidhja e çështjes mund të autorizojë kryetarin e komisionit që të paraqesë një deklaratë në seancën plenare të Kuvendit.

Mekanizmat e ankesave në nivel vendor janë të rëndësishme për të adresuar shqetësimet dhe problemet e qytetarëve. Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes zyrave me një ndalesë në njësitë e qeverisjes vendore dhe të adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre nëpërmjet letrave të ankesave ose një numri të dedikuar telefonik të krijuar për këtë qëllim. Njësitë e qeverisjes vendore kanë rregullore të brendshme që përcaktojnë procedurat për adresimin dhe zgjidhjen e ankesave dhe duhet të ofrojnë formularë tip për të lehtësuar informacionin e dhënë nga qytetarët dhe dokumentimin e ankesave të tyre. Përveç kësaj, ekzistojnë mjete online për të paraqitur ankesa, si Stop Korrupsionit (www.stopkorrupsionit.al), Pyet Shtetin (www.pyetshtetin.al) dhe Përmirëso Qytetin (www.permiresoqytetin.al), ndër të tjera. Megjithatë, ka mungesë të dhënash lidhur me shqetësimet e qytetarëve ndaj institucioneve publike në shumicën e këtyre platformave online, veçanërisht ndaj njësive të qeverisjes vendore. Kjo ndodh për shkak të mungesës së përgjithshme të besimit të qytetarëve në nivel vendor, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Legjislacioni

Në Kosovë*, përdorimi i mekanizmave të ankesave rregullohet me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Ky ligj synon të mbrojë të drejtat dhe interesat ligjore të njerëzve kur autoritetet publike ofrojnë shërbime me interes publik. Ai është i zbatueshëm sa herë që një organ publik, gjatë ushtrimit të autoritetit të tij publik, nxjerr një vendim për të drejtat, detyrimet ose interesin legjitim të një personi, lidh një kontratë administrative ose ushtron kompetencat e tij përmes veprimeve të tjera administrative.

Ky ligj parashikon këto forma të mjeteve juridike: apelimin administrativ, kundërshtimin administrativ dhe rihapjen e procedurave. Në Kapitullin e tij të 2-të, ky ligj rregullon tërë procedurën e ankesave administrative. Ai përcakton rregullat e përgjithshme për paraqitjen e një ankese kundër akteve administrative dhe kushtet që një ankesë duhet të plotësojë në mënyrë që të jetë e lejueshme. Kapitulli 3 rregullon kundërshtimin administrativ, i cili duhet të parashtrohet kundër një akti real apo kundër moskryerjes të një akti real të kërkuar nga pala. Së fundi, Kapitulli 4 i referohet rihapjes së një procedure, në raste të caktuara, nëse pala nuk ka paraqitur një ankesë brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Neni 19 i Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” përcakton që çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes  vendore. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara t’i marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat apo vërejtjet dhe të kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj. Ligji Nr. 44/2015 “Për Kodin e Procedurave Administrative” rregullon procedurën për apel administrativ në rastet kur ankesa nuk merret në konsideratë. Parimi i one-stop-shop i parashikuar në këtë Kod është një bazë e mirë ligjore e cila kontribuon në efektivitetin e mekanizmit të ankesave.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjithashtu vlerëson ankesat në rastet kur zbatohet mekanizmi i së drejtës për informim.

Ligje të tjera specifike procedurale ekzistuese që përmbajnë dispozita në lidhje me procedurën përfaqësojnë gjithashtu bazën ligjore për adresimin e kërkesave, ankesave ose kundërshtimeve drejtuar organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje të veçanta.

Udhëzimet

Që nga fillimi i vitit 2021, nuk ka udhëzime kombëtare ose lokale për mekanizmat e ankesave. Një arsye e mundshme për mungesën e udhëzimeve të tilla është sepse Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative rregullon në detaje procedurën për paraqitjen dhe menaxhimin e ankesave.

Përveç procedurave të brendshme nga njësitë e qeverisjes vendore, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka krijuar një procedurë për ankesa dhe ka hartuar një letër të standartizuar për ankesat në ato raste kur e drejta për informim ende nuk është ushtruar nga njësitë e qeverisjes vendore. Për të përmirësuar efikasitetin e tyre në nivel vendor, autoritetet publike duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë një proces të qartë të procedurave ankimore, ku problemet dhe shqetësimet e secilit qytetar të shqyrtohen dhe zgjidhen shpejt.

Praktikat e mira

Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova*, nga qershori deri në shtator 2020, kishte paraqitur gjashtë kërkesa për qasje në dokumente dhe informacion publik tek Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës*. Këto kërkesa u konfirmuan, përmes telefonit, se ishin marrë. Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, institucionet publike janë të detyruara të nxjerrin një vendim për miratimin ose refuzimin e kërkesës brenda shtatë ditëve, ndërsa mospërgjigja e institucionit publik brenda këtij afati konsiderohet përgjigje negative. Në këtë rast, ata nuk e respektuan afatin ligjor dhe KDI/TI paraqiti një ankesë tek Avokati i Popullit, duke kërkuar të vendoste për pranueshmërinë e qasjes së KDI/TI-së në dokumentet publike sipas kërkesës. Avokati i Popullit u përgjigj pozitivisht.

’Përmirëso qytetin’ (http://www.permiresoqytetin.al/) është një platformë online që u lejon qytetarëve të paraqesin ankesa tek autoritetet vendore të secilës prej bashkive në Shqipëri, dhe të marrin pjesë drejtpërsëdrejti në çështjet e qeverisjes vendore që u intersojnë. Platforma mund të aksesohet online ose përmes aplikacionit në celular, duke rezultuar në një mjet të lehtë përdorimi nga qytetarët që mund të japin mendim rreth çështjeve bashkiake siç janë pastrimi i qytetit, infrastruktura, arsimi, transporti publik, hapësira publike, ndërtimi, kafshët, etj.

Një shembull tjetër është aplikacioni në celular Tirana Ime, (www.tirana.al/aplikacioni-tirana-ime), i ngritur nga bashkia e Tiranës në 2015. I disponueshëm për shkarkim pa pagesë nga Apple’s Store dhe Google Play Store, aplikacioni përfshin gjashtë kategori kryesore: trafiku, transporti, ndotja, informacione, raporte dhe turizëm. Nën seksionin “Raporto”, qytetarët e Tiranës mund të paraqesin ankesa në internet dhe raportime të tjera për shërbime të ndryshme të bashkisë.

Mekanizmat e zgjidhjes së ankesave

Mekanizmat e zgjidhjes së ankesave (MZA) janë mjete që shkojnë përtej mekanizmave të ankesave dhe kanaleve të tjera të informatave kthyese pasi qytetarët mund të përdorin një MZA për t'iu drejtuar institucioneve qeveritare dhe komunave me shqetësime në lidhje me ndikimin e politikave dhe zbatimin e tyre tek vetë qytetarët. Kur politika e një agjencie publike prek interesat e qytetarëve, ose vendimi i marrë nga organet e qeverisjes qendrore ose lokale shkakton një ankesë nga ana e qytetarëve, palët e interesuara mund të përdorin sistemin e zgjidhjes të krijuar nga agjencitë qeveritare dhe organet komunale për të paraqitur ankesën e tyre. Një mekanizëm për zgjidhjen e ankesave nuk përdoret për të zëvendësuar gjykatën ose sistemin e auditimit ose hetimin formal; as nuk është mekanizmi i përshtatshëm për ankesat për akte potencialisht kriminale, siç janë rastet e korrupsionit. MZA-të janë krijuar për zgjidhje bashkëpunuese të ankesave.

Standardet ndërkombëtare

Mekanizmat e zgjidhjes shërbejnë si shërbim i vijës së parë që do të përdoret nga qytetarët për të zgjidhur në mënyrë efektive ankesat. Për më tepër, shoqëritë tregtare mund të përdorin MZA-të për të zbutur rreziqet në veprimtaritë e tyre afariste dhe MZA-të mund të bëhen mekanizëm i shpejtë dhe efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa veprim ligjor.

Mekanizmat efektivë të zgjidhjes mund të shërbejnë për të identifikuar modelet e korrupsionit dhe keqpërdorimit, si dhe për të krijuar politika të parandalimit të korrupsionit. Për të siguruar qasje më të madhe, është e rëndësishme të rrisni ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me MZA-të dhe të siguroni këshilla falas për qytetarët mbi formulimin e kërkesave të ankesave dhe si të veprojnë kur kërkojnë zgjidhje.

Standardet për mekanizmat e zgjidhjes së ankesave janë vendosur kryesisht nga organizatat ndërkombëtare të tilla si Banka Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim (BAZh), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian. Këto standarde kryesisht lidhen me përcaktimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Këto standarde paraqiten në udhëzimet e mëposhtme:

Konteksti i brendshëm

Mekanizmat e kompensimit janë një nga mjetet e përdorura për të siguruar llogaridhënien nga organet publike ndaj qytetarëve të tij. Gjithashtu të referuara si "mekanizma të zgjidhjes së ankesave, kërkohen në ato situata kur një organ publik miraton një akt që ndikon negativisht në të drejtat e qytetarëve në ndonjë formë. Kosova* nuk ka një ligj aktual që rregullon mekanizmat e kompensimit ose procedurën e tyre. Megjithatë, rastet në të cilat një akt administrativ i një organi publik i shkakton dëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë një personi, parashikohen në Ligjin për Konfliktet Administrative. Ky ligj rregullon kompetencat, përbërjen e gjykatës dhe rregullat e procedurës kur vendoset për ligjshmërinë e akteve administrative. Sipas nenit 18, paditësi në konfliktin administrativ mund të jetë personi fizik, personi juridik, Avokati i Popullit, shoqatat dhe organizatat e tjera, të cilat veprojnë në mbrojtje të interesit publik. Në të gjitha këto raste, palët e dëmtuara mund të paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, dhe gjithashtu mund të kërkojnë rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit ligjor në Gjykatën Supreme të Kosovës*.

Që nga viti 2021, në Kosovë* nuk ka gjykatë administrative që do të trajtonte në mënyrë specifike konfliktet administrative. Sidoqoftë, brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamenti për Çështje Administrative është kompetent për t'u marrë me konfliktet administrative nga e gjithë Kosova* Ky departament gjykon dhe vendos në shkallë të parë për konfliktet administrative bazuar në paditë e ngritura kundër akteve administrative përfundimtare dhe çështje të tjera të përcaktuara me Ligjin për Konfliktet Administrative. Për shkak të faktit se ekziston vetëm një departament për tërë territorin e Kosovës*, e bën të vështirë për qytetarët që të adresojnë çështjet e tyre. Qasja në këtë departament nuk është e lehtë dhe udhëtimi nga pjesë të ndryshme të Kosovës* për të paraqitur ankesë nuk është gjithmonë racionale dhe e realizueshme për shumë qytetarë. Kjo ka bërë që një numër qytetarësh të mos i trajtojnë çështjet e tyre dhe të mos marrin kompensim për dëmin e tyre.

Sipas “Korrupsioni në Shqipëri, Perceptimi dhe Përvoja”, një studim i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) në 2016, publiku e percepton nivelin e reagimit të qeverive vendore për të adresuar kërkesat e qytetarëve në lidhje me projektet vendore dhe çështjet e zhvillimit si 'të mirë ', por e komenton zgjidhjen e ankesave të qytetarëve si 'mesatare '. Megjithatë, të dhënat dytësore zbulojnë një skenar relativisht më të mirë për zgjidhjen e ankesave (raporti i ankesave të zgjidhura ndaj totalit të ankesave vjetore).

Bazuar në statistikat komunale, bashkitë tregojnë një nivel përgjithësisht të mirë të ankesave të zgjidhura prej tyre. Vlen gjithashtu të theksohet se një pjesë e mirë e bashkive nuk postojnë statistika të numrave të përgjithshëm vjetor të ankesave të paraqitura nga qytetarët dhe bizneset dhe as të numrave të ankesave të zgjidhura. Kjo tregon se në disa bashki  mungon një sistem i integruar për menaxhimin e ankesave dhe bashkitë dështojnë në procesin e përcjelljes së ankesave të paraqitura.

Legjislacioni

Kompensimi i dëmeve rregullohet me Ligjin për Konfliktet Administrative. Ligji rregullon konfliktin administrativ para gjykatës në rastet kur njëra palë ngre padi kundër një akti administrativ. Ky ligj thotë se konflikti administrativ fillon me një aktakuzë ose padi. Ky ligj u jep palëve të dëmtuara të drejtën të kërkojnë kompensimin e dëmeve që janë shkaktuar nga ekzekutimi i aktit administrativ. Përveç kompensimit të dëmeve, paditësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e tij.

Në përputhje me Ligjin 119/2014, të gjitha bashkitë kanë krijuar një strukturë e cila merret me ankesat e paraqitura, të njohura si Zyrat e Ankesave, Zyra e e Informimit Publik, Zyra e Apelit ose Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, etj., ku qytetarët mund të adresojnë çështjet e tyre dhe të paraqesin ankesat ose kërkesat e tyre.  Rrjedha e punës, afatet kohore dhe detaje të tjera që lidhen me përpunimin e ankesave dhe kërkesave përcaktohen në legjislacion. Mekanizma të tjerë që qytetarët mund të përdorin janë ditët e hapura të qytetarëve të organizuara nga bashkitë, sportele të dedikuara në faqen zyrtare të bashkisë dhe numrat e telefonit të bashkisë. Disa bashki të vogla si, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë kanë raportuar se u mungojnë mekanizmat standardë të ankesave dhe/ose që ankesat paraqiten nga qytetarët ose përmes letrave të shkruara me shkrim dore ose përmes komunikimit joformal, gjë që krijon vështirësi në menaxhimin e procesit dhe në ndjekjen formale të çështjes.

Ligjet e tjera procedurale ekzistuese që përmbajnë dispozita të lidhura me procedurën janë gjithashtu pjesë e bazës ligjore për të zgjidhur ankesat e paraqitura në organet e vetëqeverisjes vendore për çështje të veçanta. Këto dispozita sigurojnë afate ligjore të zbatueshme për mekanizmin e zgjidhjes që disponohet.  

Ekzistenca e institucionit të pavarur të Avokatit të Popullit i themeluar me Ligjin Nr. 8454, "Për Avokatin e Popullit", i amenduar, paraqet një garanci shtesë për një mekanizëm efektiv të zgjidhjes.

Udhëzimet

Edhe pse aktualisht nuk ka udhëzime që rregullojnë mekanizmat e kompensimit në Kosovë*, institucioni i tij mund të fillojë të përdorë praktikat më të mira ndërkombëtare. Sipas Transparency International "Mekanizmat e Ankesave - Udhëzues Referimi për Praktikat e Mira" mekanizmat efektiv të ankesave janë një mjet kyç për të identifikuar dhe parandaluar korrupsionin dhe keqpërdorimet e tjera. Sa më shpejt që institucionet e Kosovës* të kompletojnë një mekanizëm efektiv të ankesave, aq më i fortë është potenciali për të forcuar kredibilitetin dhe reputacionin e tyre.

Një komponent që përmirëson llogaridhënien e departamenteve bashkiake është menaxhimi i ankesave të qytetarëve dhe mekanizmat e zgjidhjes. Komunat deklarojnë se kanë mekanizma për paraqitjen e ankesave, por mekanizmat e përgjigjes për qytetarët nuk janë efektive.

Sugjerohet që rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të organeve të auditimit të brendshëm të përdoren si një mekanizëm kontrolli për pothuajse të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV), por, më shumë theks duhet vënë në rritjen e rolit të këshillave bashkiakë, të cilët duhet informohen rregullisht për progresin e arritur dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të vendimeve të tyre. Ekziston gjithashtu nevoja për të hapur takimet e këshillit bashkiak për publikun, duke gjetur mënyra që qytetarët të jenë të interesuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë.

Praktikat e mira

Kosova* ka krijuar Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. Me këtë Agjenci, ndihma juridike falas ofrohet në tërë territorin e Kosovës*. Duke marrë parasysh faktin se jo të gjithë mund të përballojnë ndihmën juridike, Kosova* ka krijuar këtë mekanizëm që do t'i ndihmonte qytetarët të merrnin ndihmën juridike për të cilën kanë nevojë. Ndihma juridike falas ofrohet në procedura të ndryshme si në procedurat civile, penale, administrative dhe të kundërvajtjes. Ndihma juridike falas parasheh edhe informata dhe këshilla juridike në lidhje me procedurat ligjore, përpilimin e dokumenteve dhe të gjithë asistencën tjetër teknike që lidhet me përfundimin e çështjes dhe përfaqësimin në procedurat civile, penale, administrative dhe të kundërvajtjes. Gjatë vitit 2019, 5,539 qytetarë morën ndihmë juridike falas, nga të cilat mbi 90% e shërbimeve juridike falas u ofruan nga zyrtarë të Agjencisë, ndërsa rreth 8% e përfituesve u përfaqësuan nga një avokat.

Disa praktika novatore i janë shtuar mekanizmave të reagimit ndaj qytetarëve, si hapësirat e dedikuara në faqet e uebit zyrtare si www.shqiperiaqeduam.al,www.stopkorrupsionit.al, www.pyetshtetin.al, www.permiresoqytetin.al, opendata.tirana.al, ose aplikacione si 'Tirana Ime' ku qytetarët mund të japin një kontribut dhe të kërkojnë përmirësime nga qeverisjes vendore.

Bashkitë e Belshit, Gramshit, Vlorës, Fierit, Patosit dhe Sarandës kanë zhvilluar mjete TI si "Përmirëso Qytetin Tim", duke u mundësuar qytetarëve të japin kontributin e tyre. 

Mbrojtja e sinjalizuesve

Korrupsioni dhe veprimet e tjera të dëmshme për interesin publik, përfshirë shëndetin publik, janë më të përhapura në organizatat që nuk kanë kulturë transparence dhe mbikëqyrje. Sinjalizues është personi që ekspozon informata për aktivitete të paligjshme ose joetike në një organizatë private ose publike, dhe të drejtat e një sinjalizuesi që zbulon keqbërjet, ose veprimet dhe mosveprimet e dëmshme për interesin publik, duhet të mbrohen me ligjin për “sinjalizuesit”. Edhe pse zakonisht punonjësi, sinjalizuesi mund të jetë edhe nën-kontraktues, furnizues, praktikant pa pagesë ose vullnetar. Mbrojtja e sinjalizuesve është e rëndësishme edhe në sektorin privat, jo më pak kur ata mund të zbulojnë ryshfetin ndaj zyrtarëve publikë ose praktikat që dëmtojnë mjedisin ose shëndetin dhe sigurinë publike.

Standardet ndërkombëtare

Shumica e sinjalizuesve ngrenë shqetësimet e tyre brendapërbrenda ose pranë autoriteteve rregullative ose të zbatimit të ligjit në vend që të sinjalizojnë në publik. Mbrojtja e sinjalizuesve dhe një kulturë organizative që i jep përparësi transparencës dhe dialogut, shërben për të promovuar llogaridhënien, ndërton besimin në integritetin e qeverisë dhe inkurajon raportimin e sjelljeve të pahijshme dhe korrupsionit. Mbrojtja e sinjalizuesve mund të motivojë punonjësit të raportojnë keqbërjet pa frikën për hakmarrje, dhe nxit transparencën dhe besimin brenda një organizate si dhe ndaj qytetarëve se etika respektohet dhe sjellja e keqe zbulohet dhe korrigjohet.

Të drejtat e sinjalizuesve mund të forcohen duke përcaktuar procese të qarta dhe duke siguruar kanale të sigurta konfidenciale për zbulimin. Mjetet juridike të qarta, përfshirë dënimet, për të kompensuar për hakmarrjet ndaj sinjalizuesve duhet të prezantohen dhe të zbatohen vazhdimisht. Trajnimi i stafit të burimeve njerëzore në qeverisjen lokale dhe agjencitë qeveritare duhet të plotësohet me ndërgjegjësimin e publikut në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit e qeverisë të kuptojnë si rezultatet pozitive nga sinjalizimi sa i përket vlerës së qëndrueshme për para, besimit në autoritetet publike, dhe cilësisë së shërbimeve.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me mbrojtjen e sinjalizuesve:

Konteksti i brendshëm

Në Kosovë*, korniza ligjore që rregullon mbrojtjen e sinjalizuesve është e përcaktuar mirë dhe është në përputhje të gjerë me standardet ndërkombëtare. Në vitin 2018, Kosova* miratoi një ligj të ri që rregullon mbrojtjen e sinjalizuesve. Këshilli i Evropës ka treguar një mbështetje të vazhdueshme për institucionet e Kosovës* në fushën e sinjalizimit dhe hartimin e këtij ligji të ri. Ligji i ri për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është rezultat i drejtpërdrejtë i Këshillit të Evropës Projekti kundër Krimit Ekonomik (PECK II). Ai zgjeron kornizën e mbrojtjes së sinjalizuesve për të mbuluar si sektorin publik ashtu edhe atë privat. Ai përfshin një qasje me tri nivele siç parashikohet nga standardet e Këshillit të Evropës dhe ofron procedura të qarta për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Përkundër faktit se Ligji i Kosovës* për Mbrojtjen e Sinjalizuesve shihet si ligji më i avancuar në rajon, atij i mungon zbatimi i duhur. Edhe pse zyrtarët janë emëruar në mbi 175 institucione publike për të trajtuar ankesat e sinjalizuesve, mekanizmat e sinjalizimit dhe kërkesat për mbrojtje duhet të forcohen. Lidhur me këtë çështje, Këshilli i Evropës mbajti një takim në tetor 2020 me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) aktive në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve. Ky takim kishte për qëllim zhvillimin e partneriteteve strategjike me sektorin e OSHC-ve për të mbështetur krijimin e një mekanizmi funksional të sinjalizimit në Kosovë*.

Sinjalizuesit në Kosovë* jo vetëm që nuk u mbrojtën, por u ndëshkuan për raportimin e tyre. Murat Mehmeti ishte udhëheqës i ekipit të Njësisë së Hetimeve Tatimore të Kosovës* në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës*. Një nga hetimet e tij tregoi se para vitit 2012, mbi 300 biznese kosovare kërkuan zbritje të tatimeve duke regjistruar fatura të rreme të lëshuara nga kompanitë fantome. Mehmeti pohon se mashtrimi tatimor arrin "një shkallë industriale", dhe i ka kushtuar buxhetit të Kosovës* miliona euro. Ai vendosi ta raportojë çështjen në platformën kundër korrupsionit Kallxo dhe të zbulojë skemën në programin televiziv të BIRN "Jeta në Kosovë". Mehmeti ngriti akuza penale kundër kompanive në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila nga ana e saj filloi një hetim të vetin. Për shkak të raportimit të tij, ai u kërcënua dhe u transferua nga puna e tij.

Në maj 2014, Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit (NCAC) dhe Ministria e Drejtësisë, me ndihmën e qeverisë holandeze që kanalizohet përmes Universitetit të Utrecht-it, nisën hartimin e Ligjit "Për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve". Ky ligj shërben për të arritur transparencë më të madhe në institucionet publike dhe private duke krijuar mjedis më të mirë për punonjësit që të mundësohet reagimi dhe denoncimi ndaj rasteve të korrupsionit. Ligji përcakton veprat penale të lidhura me korrupsionin, përcakton kompetencat e mekanizmave të brendshëm dhe se cili organ duhet të shërbejë si mekanizëm i jashtëm raportimi dhe përcakton se si duhet të sigurohet mbrojtja e sinjalizuesve. Për më tepër, ligji duhet të zbatohet si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai u miratua në Parlament më 2 qershor 2016. Me Dekret Nr. 9647 të Presidentit të Republikës, ligji hyri në fuqi më 8 korrik 2016. Efektet e tij ligjore nisën nga 1 tetori 2016, me përjashtim të efekteve ligjore për sinjalizimin e brendshëm për subjektet private, i cili nisi më 1 korrik 2017. Ky ishte një angazhim i Planeve të dyta dhe të treta të Veprimit Kombëtar 2014-2016 dhe 2016-2018, dhe vazhdon të jetë një angazhim i Planit Kombëtar të Veprimit të 2020-2022.

Legjislacioni

Që nga viti 2019, Kosova* rregullon sinjalizimin me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë sinjalizimin e shkeljeve që mund të ndodhin në sektorin publik dhe privat, si dhe të sigurojë mbrojtjen e atyre sinjalizuesve. Ky ligj e përkufizon sinjalizuesin si “person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat. Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat për sinjalizimin, të drejtat e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Bazuar në Kodin Penal, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizimin dhe Sinjalizuesit konsideron si vepra penale të raportueshme të korrupsionit të gjitha veprimet ose mosveprimet e paligjshme, sipas legjislacionit penal në fuqi, të lidhura me çdo dhe të gjitha format e korrupsionit aktiv dhe pasiv, abuzimi i detyrës ose pushtetit, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrave ose marrjes së vendimeve, keqpërdorimi i të ardhurave të buxhetit të shtetit, fitime të paligjshme, ryshfet ose marrje ryshfeti, si dhe çdo veprim tjetër të ngjashëm me sa më sipër.

Ligji siguron tre elementë të një ligji gjithëpërfshirës për sinjalizimin:

• Mekanizmat për raportimin e akteve të korrupsionit;

• Mekanizmat për hetimin e sinjalizimit të raportuar; dhe

• Mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja.

Ligji zbatohet për të gjithë njerëzit që punojnë në sektorin publik dhe privat dhe përfshin disa nga praktikat më të mira ndërkombëtare për mbrojtjen e sinjalizuesve, si:

• Mbrojtje e besueshme e konfidencialitetit;

• Mbrojtja nga ngacmimet që synojnë krijimin e një mjedisi të rënduar për sinjalizuesin;

• Ndalimi i marrëveshjeve kontraktuale në bazë të të cilave përjashtohen ose kufizohen të drejtat dhe mbrojtja e sinjalizuesit;

• Mundësia e transferimit në rast se sinjalizuesi zgjedh të mos kthehet në të njëjtin vend pune dhe të zhvendoset në një vend tjetër për t'u mbrojtur nga reagimet e ashpra; dhe

• Ngarkimi me përgjegjësi personale për hakmarrje ndaj sinjalizuesit.

Udhëzimet

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve përcakton se Qeveria e Kosovës*, me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, duhet të nxjerrë një akt nënligjor brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji (i cili daton nga 23 nëntori 2018) për të përcaktuar procedurën për marrjen dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit. Pavarësisht nga kjo dispozitë, Qeveria ende nuk ka miratuar ndonjë akt nën-normativ.

Neni 17 gjithashtu cakton obligimet për punëdhënësin, përkatësisht:

  • Punëdhënësi publik i cili ka më shumë se 15 të punësuar, dhe punëdhënësi privat, i cili ka më shumë se 50 të punësuar janë të obliguar të caktojnë zyrtarin përgjegjës, si dhe të përcaktojnë dhe publikojnë procedurat e brendshme për marrjen dhe trajtimin e ankesave të sinjalizuesve.
  • Punëdhënësi është i obliguar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me sinjalizimin, përfshirë mbrojtjen e dokumentacionit dhe provave lidhur me sinjalizimin nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë dëmtimin ose asgjësimin e tyre.
  • Punëdhënësi është i obliguar të mbrojë sinjalizuesin nga çdo veprim i dëmshëm dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndërprerë veprimin e dëmshëm si dhe të largojë çdo pasojë të një veprimi të dëmshëm.

Projekti i Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Kosovë* (PECK II), publikoi Doracakun për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i cili ofron udhëzime praktike si për institucionet ashtu edhe për sinjalizuesit e mundshëm për raportimin e shkeljeve dhe procesimin e ankesave.

Megjithëse institucionet shtetërore dhe aktorët e tjerë janë përqendruar më së shumti në infrastrukturën ligjore dhe institucionale për zbatimin e kërkesave ligjore, viti 2017 shënoi rezultatet e para të zbatimit të legjislacioneve për mbrojtjen e sinjalizuesve. Pra, tetë raste të raportimeve në institucionet shtetërore janë administruar nga ILDKPKI në vitin 2017, gjë që tregon ndryshime margjinale në praktikën e qeverisë për pjesëmarrjen qytetare në raportimin e shkeljeve në institucionet që i nënshtrohen këtij ligji.

Përkundër rëndësisë së këtij angazhimi në krijimin e një kuadri formal për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe adresimin e keqpërdorimeve të tjera, zbatimi i tij ende nuk ka rezultuar në ndryshime të dukshme për rritjen e aksesit të publikut ndaj informacionit mbi rastet e raportuara ose praktika të ndryshuara të llogaridhënies publike.

Praktikat e mira

Rasti i Abdullah Thaqit, një ish-arkëtar në ProCredit Bank, është një shembull se si trajtohen ose mund të trajtohen sinjalizuesit nëse raportojnë. Në vitin 2015 ai rrjedh informacion që ngriti dyshimet se Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, përfitoi ligjërisht nga buxheti i Komunës. Pas publikimit të këtij informacioni, filloi një procedim penal kundër z. Çoçaj për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe se ndër aktivitetet e tjera ai i përdori këto para për të paguar këstet e kredisë së tij dhe tarifën e qirasë. Banka e pushoi nga puna dhe ngriti një kallëzim penal kundër tij për shpalosjen e informacionit konfidencial. Ai u dënua për rrjedhje të Informacionit të Bankës dhe u gjobit me pesë mijë euro.

Gjatë monitorimit, të kryer në vitin 2020 nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në 10 bashkitë kryesore të Shqipërisë, u identifikua se ishte regjistruar vetëm një sinjalizim i brendshëm (në Bashkinë e Tiranës). Duke respektuar konfidencialitetin e sinjalizuesit, sinjalizimi i depozituar nga një sinjalizues i identifikuar fillimisht iu drejtua zyrës së informacionit e cila e përcolli sinjalizimin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Kjo e fundit e përcolli sinjalin tek Njësia Përgjegjëse. U mor një vendim për fillimin e hetimit administrativ nga Njësia Përgjegjëse, ndërsa sinjalizuesi mori pjesë në seancë, e cila u dokumentua përmes një procesverbali. Disa ditë më vonë, sinjalizuesi u thirr përsëri nga Njësia Përgjegjëse dhe atij/asaj iu kërkua të paraqiste disa dokumente si dëshmi shtesë; këto dokumente shtesë nuk janë depozituar nga sinjalizuesi. Njësia Përgjegjëse e ngritur pranë Bashkisë së Tiranës ka kryer një verifikim në terren në Drejtorinë ku u identifikua sinjalizimi. Verifikimet e kryera nuk zbuluan asnjë dyshim për ndonjë akt korruptiv, prandaj, kjo procedurë sinjalizimi u mbyll.

Në vitin 2014, zyrtari i policisë së Fierit D.Z. sinjalizoi përfshirjen e kushërinjve të Ministrit të Brendshëm të atëhershëm S.T. në trafikimin e drogës. D.Z. tha se udhëheqësi i rrjetit të drogës M.H. dhe anëtarët e rrjetit të tij përdornin një makinë private të blerë nga S.T. për të shitur drogë. Për një periudhë të gjatë, prokuroria shqiptare nuk i mori parasysh pretendimet e D.Z. Përkundrazi, D.Z. - sinjalizuesi - u arrestua dhe u largua në Zvicër ku iu dha azil politik. 

 Vetëm në vitin 2018 M.H. dhe anëtarët e bandës së tij u arrestuan nga autoritetet italiane. Një vit më vonë S.T. u shpall fajtor dhe u dënua me pesë vjet burg për shpërdorim detyre. Dënimi u reduktua në 3.4 vjet dhe më pas u ndryshua në tre vjet liri me kusht. Autoritetet shqiptare ende nuk e kanë pranuar kontributin e D.Z. për këtë çështje, dhe ai mbetet në listën e personave në kërkim.

Në shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi ish-ministrin e brendshëm S.T.nga akuzat e trafikimit të drogës por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre dhe e dënoi me tre vjet liri me kusht.

Shpalosja e informacionit: Deklarimi i pasurive dhe konflikteve të interesit

Zbulimi është akti i publikimit dhe përditësimit në mënyrë rutinore të llojeve të veçanta të informacionit, ndonjëherë të kërkuara me ligj, siç janë interesat financiare të zyrtarëve publikë. Mund të mbështesë masat kundër korrupsionit duke kërkuar publikimin zakonisht të pasurive dhe interesave që mund të përbëjnë konflikt të interesit. Konflikti i interesit lind, ose mund të perceptohet se lind kur pasuritë private ose interesat e zyrtarëve publikë mund të ndikojnë në mënyrë jo të duhur në politikat dhe vendimet e marra gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare.

Standardet ndërkombëtare

Kërkesat për zbulim mund të ndërtojnë besimin e qytetarëve në transparencën dhe integritetin e vendimmarrjes lokale. Ato gjithashtu ndihmojnë zyrtarët publikë që të kenë informacion të përditësuar rregullisht që parandalon konfliktin e interesit që lind midis punonjësve. Zbulimi i pasurive financiare siguron gjithashtu informacione të rëndësishme për të ndihmuar në sqarimin nëse zyrtarët e zgjedhur ose shërbyesit civilë nuk kanë pasuri që është disproporcionale me të ardhurat e tyre, ose duke i mbrojtur ata nga akuzat e rreme ose duke shërbyer si dëshmi në rastin e pasurimit të dyshuar të paligjshëm.

Ofrimi i shërbimeve në nivelin e qeverisjes lokale, qofshin ato ndërtim ose tenderim i shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, shpesh i nënshtrohet konfliktit të interesit për shkak të afërsisë së ndërmarrësve lokalë me zyrtarët qeveritarë.  Besimi i publikut dhe biznesit se konkurrenca për tenderët e pushtetit lokal, për shembull, është e hapur për të gjithë pa diskriminim do të jetë shumë më i madh nëse zyrtarët e zgjedhur dhe shërbyesit civilë të përfshirë në hartimin e tenderëve dhe vlerësimin e paraqitjeve të tenderëve kanë përfunduar deklarimet e pasurisë dhe interesat (përfshirë anëtarët e ngushtë të familjes).

Është e rëndësishme që institucioneve përgjegjëse për mbledhjen dhe monitorimin e deklarimeve t'u sigurohet mbrojtje kundër ndërhyrjeve politike ose të tjera në punën e tyre, për shembull përmes mbikëqyrjes nga komitetet e pavarura të etikës. Gjithashtu, zyrtarëve të qeverisjes lokale duhet t'u sigurohet udhëzim i qartë se çfarë të deklarohet, si dhe legjislacioni mbizotërues kundër korrupsionit. Një sistem i zbatuar mirë dhe i përditësuar rregullisht dhe i monitoruar rregullisht i deklarimit të pasurisë mund të plotësojë punën e një shërbimi efektiv prokurorial.

Shpalosja e informacionit është një element i rëndësishëm në konventat dhe standardet kundër korrupsionit të listuara diku tjetër në këtë doracak. Me rëndësi të veçantë janë:

Konteksti i brendshëm

Deklarimi i pasurisë, pronës dhe dhuratave është një metodë për të luftuar korrupsionin. Për më tepër, deklarimi i pasurisë është një mjet jetik për të siguruar transparencën dhe për të luftuar korrupsionin dhe për të mundësuar më tej kontrollin e prejardhjes së pronës. Që nga janari 2013, mosdeklarimi i pasurisë njihet si vepër penale. Ndjekja e duhur e mosdeklarimit të pasurisë është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftimin e korrupsionit në Kosovë*. Për herë të parë në vitin 2010, Kosova* miratoi një ligj që rregullon këtë çështje dhe që atëherë Kosova* po punon në krijimin e një kulture për rëndësinë e shpalosjes së informacionit. Në vitin 2019, pothuajse 99% e zyrtarëve publikë dorëzuan deklaratat e tyre vjetore të pasurisë në kohë. Pavarësisht nga kjo përqindje e lartë, 62 raste u hetuan për deklarim të rremë dhe 60 raste të tjera për parregullsi të zbuluara në deklarimet e pasurisë.

Sistemi i deklarimit të pasurive dhe detyrimeve financiare ka qenë një nga hapat legjislativë më të rëndësishëm në Shqipëri, duke reflektuar kërkesat kryesore të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit. Megjithatë, legjislacioni mbi konfliktin e interesit dhe zbatimi i tij është penguar nga një numër faktorësh prandaj zbatimi i tij ka qenë i pjesshëm dhe i fragmentuar. Një nga pengesat kryesore është hendeku midis fushëveprimit të gjerë të ligjit dhe aftësive të pamjaftueshme për të siguruar zbatimin efektiv të tij.

Legjislacioni

Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë rregullon detyrimin dhe procedurën e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve publikë. Ky ligj detyron zyrtarët publikë të deklarojnë pasuritë, të ardhurat dhe dhuratat e tyre, përfshirë prejardhjen e tyre, në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Kjo deklaratë mund të bëhet me marrjen e detyrës, si deklaratë e rregullt vjetore, me kërkesë të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe pas përfundimit ose shkarkimit nga detyra. Të gjitha deklaratat i dërgohen Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ligji për Deklarimin dhe Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit e cakton këtë agjenci si autoritetin e vetëm kompetent për mirëmbajtjen, regjistrimin dhe administrimin e këtyre deklaratave.

Neni 17 parashikon sanksione për këdo që shkel detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe nuk deklaron pasuritë dhe pronën e tij brenda afatit ligjor. Nëse këto shkelje nuk janë vepra penale, atëherë zyrtarët publikë bëjnë një kundërvajtje dhe ndëshkohen me një gjobë në varësi të shkeljes së kryer. Përveç gjobave, mund të vendosen masa të tjera mbrojtëse, të tilla si ndalimi i ushtrimit të funksionit publik deri në 1 vit. Në rastet kur shkeljet e dispozitave përbëjnë vepër penale, atëherë Agjencia Kundër Korrupsionit paraqet kallëzim penal. Në situatat kur mosdeklarimi përbën vepër penale, neni 430 i Kodit Penal të Kosovës* do të jetë i zbatueshëm. Ky nen sanksionon deklarimet e rreme si vepër penale gjithashtu. Përveç gjobës, burgimi dhe konfiskimi i pasurisë do të shqiptohen si dënime.

Ligji Nr 9049 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë” përcakton rregullat për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, të legjitimitetit të burimeve të krijimit të saj, detyrimeve financiare për të zgjedhurit, nëpunësit publikë, për familjarët e tyre dhe për personat e lidhur me ta. Sipas nenit 40, çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, mund të përbëjë një vepër penale ose kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, bazuar në natyrën dhe masën e shkallës së kundravajtjes administrative.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) administron deklarimin e pasurive dhe detyrimeve financiare, si dhe auditimin e kësaj deklarate, sipas specifikimeve të përshkruara në ligjet e deklarimit dhe konfliktit të interesave. Për më tepër, bazuar në Ligjin Nr. 9367 “Për parandalimin e konfliktit të Interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ILDKPKI, në cilësinë e autoritetit qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit në fjalë, manaxhon dhe përmirëson politikat dhe mekanizmat në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit; ofron asistencë teknike dhe mbështetje për iniciativat ligjore të ndërmarra nga institucionet publike për parandalimin e konfliktit të interesit; monitoron, kontrollon dhe vlerëson zbatimin e këtij ligji, midis funksioneve kryesore të tij.

Udhëzimet

Aktualisht nuk ka një udhëzues specifik për deklarimin e pasurive dhe dhuratave. Megjithatë, vetë Ligji jep udhëzime dhe shpjegime se çfarë duhet deklaruar dhe kur duhet bërë. Agjencia Kundër Korrupsionit përgatit forma në rastet e deklarimit të cilat janë të qasshme në internet për këdo që kërkohet të plotësojë një deklaratë (www.akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/). Ndërsa deklarata e pasurisë mbulon të gjitha llojet e konsiderueshme të të ardhurave dhe pasurive të zyrtarëve dhe formularët e deklaratës mundësojnë krahasime vit pas viti të pozitës financiare të zyrtarëve, Agjencisë Kundër Korrupsionit i mungon fuqia punëtore, ekspertiza, kapaciteti teknik dhe autoriteti ligjor për një mbikëqyrje kuptimplote.

Në mbështetje të përpjekjeve anti-korrupsion të qeverisë vendore, ILDKPKI ka zhvilluar dhe vënë në dispozicion Udhëzuesin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Qeverisjen Vendore së bashku me Manualin E Tij Shpjegues. Udhëzuesi jep informacion për:

  • Çfarë është konflikti i interesit në qeverisjen vendore (përkufizimi, llojet e konfliktit të interesit, kush përfshihet në konfliktin e interesit);
  • Parandalimi i konfliktit të interesit;
  • Kufizimet e zyrtarëve të qeverisjes vendore për parandalimin e konfliktit të interesit;
  • Masat themelore për trajtimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;
  • Sanksionet;
  • Shembuj ilustrues për administrimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit.

Manuali Shpjegues për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Qeverisjen Vendore synon krijimin e standarteve dhe unifikimin e praktikave në administrimin dhe zgjidhjen e konflikteve të interesit në nivel vendor. Në mënyrë që të rritet dhënia e informacionit dhe parandalimi i konfliktit të interesit, autoritetet publike duhet të veprojnë në përputhje me Udhëzuesin e sipërpërmendur të miratuar nga ILDKPKI dhe Manualin e tij Shpjegues.

Praktikat e mira

Deklaratat e pasurisë dhe dhuratat nga zyrtarët publikë i dorëzohen Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kjo agjenci regjistron dhe mban ato deklarata. Ato publikohen në uebsajtin e tyre zyrtar (www.akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/) dhe të gjithë kanë qasje në to, gjë që ndihmon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, ka raste kur zyrtarët publikë nuk deklarojnë pasuritë e tyre me kohë ose nuk janë të sinqertë kur deklarojnë pronën dhe dhuratat e tyre; në ato situata, Agjencia Kundër Korrupsionit fillon një procedurë për kundërvajtje ose paraqet një kallëzim penal. Në vitin 2018, Fatmir Rudari, anëtar i kuvendit në Kuvendin Komunal të Podujevës, nuk deklaroi pasuritë dhe pronën e tij për periudhën nga 01-31 dhjetor 2017. Në këtë mënyrë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti akuza kundër tij për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi ose raportimi i rremë i pasurive, të ardhurave, dhuratave, përfitimeve të tjera materiale ose detyrimeve financiare".  Ai u deklarua fajtor për veprën penale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi atë me tre muaj burgim dhe 250 euro gjobë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka publikuar rregulloren e brendshme e cila përcakton rregullat dhe procedurat e Këshillit Bashkiak. Neni 12 i rregullores parashikon që këshilltarët nuk duhet të marrin pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e projekt-akteve të këshillit kur ata ose bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit e motrat, prindërit e bashkëshortit/es ose partnerët e tyre janë në konflikt interesi lidhur me çështjen që diskutohet në Këshillin Bashkiak.