Ballina Vendet Republika e Moldavisë

Republika e Moldavisë

Zgjero përmbajtjen
Etika publike dhe llogaridhënia

Etika publike dhe llogaridhënia janë koncepte thelbësore që karakterizojnë një autoritet efektiv lokal ose rajonal. Ato i referohen kulturës, proceseve, strukturave dhe rregullave që sigurojnë që personat në poste publike të veprojnë në interes të gjerë publik, në vend të interesit të tyre vetjak. Ato janë një tipar thelbësor i qeverisjes së mirë dhe është e rëndësishme që ato të respektohen dhe monitorohen nga organizatat përkatëse.

Etika ngërthen rregulla që përcaktojnë sjelljen e zyrtarëve publikë[1] në mënyrë që të sigurohet që publiku të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Etika u ndihmon zyrtarëve të marrin vendime më të mira në interesin publik dhe të ndihmojnë njerëzit të vlerësojnë vendimet e marra në emër të tyre nga zyrtarët publikë.

Llogaridhënia publike siguron që zyrtarët të përgjigjen hapur për vendimet që po marrin në emër të publikut.

Në mungesë të etikës dhe llogaridhënies publike, korrupsioni dhe keqpërdorimet janë në gjendje të lulëzojnë. Siç është theksuar në kapitullin përfundimtar, korrupsioni është i dëmshëm për individët, shoqërinë, ekonominë dhe qeverinë në një numër aspektesh. Prioritetizimi i etikës publike dhe llogaridhënies mund të ndihmojë në frenimin e teprimeve më të këqija të pushtetit dhe të inkurajojë vendimmarrje më të përgjegjshme dhe më të drejtë nga autoritetet lokale.

Edhe kur korrupsioni nuk është endemik, mungesa e etikës publike dhe llogaridhënies mund të jetë gërryese për besimin e publikut në qeveri, institucione dhe zyrtarë publikë. Ndërsa marrëdhënia midis etikës publike dhe llogaridhënies është komplekse, zbatimi konsistent dhe me kohë i tyre mund të ndihmojë në ndërtimin dhe forcimin e besimit midis publikut dhe qeverisë.

Për më tepër, etika publike dhe llogaridhënia mund të kontribuojnë në një mjedis pozitiv ku pranohet se qytetarët dhe palët e tjera të interesit kontribuojnë në cilësinë e procesit të vendimmarrjes. Të kombinuara me mjetet për pjesëmarrje qytetare, etika publike dhe llogaridhënia mund të ndihmojnë për të siguruar që përvojat personale të qytetarëve, ekspertiza, njohuritë dhe shqyrtimi i shtojnë vlerë dhe forcojnë vendimet e marra nga qeveria dhe zyrtarët publikë.

Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të jenë të vetëdijshëm për procesin me të cilin monitorohen deklarimet e pasurisë dhe nga cili organ, dhe cilat sanksione mund të zbatohen, dhe si, në rast se një zyrtar publik bën një deklarim të rremë ose jo të plotë. Ata duhet të dinë rregullat që rregullojnë sinjalizimin dhe cili zyrtar ose zyrtarë janë përgjegjës për shqyrtimin e ankesave dhe raporteve të sinjalizuesve lidhur me keqbërjet. Autoritetet lokale duhet të sigurojnë trajnim të brendshëm për përfaqësuesit e sapozgjedhur dhe të ofrojnë trajnime të rregullta rifreskuese për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Njohja dhe të kuptuarit e kornizës ligjore dhe institucionale janë thelbësore nëse përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë sukses si modele të integritetit politik.

Së fundi, etika publike dhe llogaridhënia janë kryesore për përmirësimin e shërbimeve publike sepse shërbimet publike që janë më të përgjegjshme dhe më llogaridhënëse ndaj njerëzve - dhe përfitojnë nga njohuritë, idetë, energjia dhe shqyrtimi i tyre - do të punojnë më mirë për njerëzit dhe komunitetin në tërësi.

Bashkërisht, etika publike dhe llogaridhënia ndihmojnë për të siguruar që vendimmarrja dhe shpërndarja e burimeve janë të drejta, efikase dhe efektive, gjë që nga ana tjetër ndihmojnë për të mundësuar një demokraci, ekonomi dhe shoqëri prosperuese. Për këtë qëllim, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës miratoi Kodin Evropian të Sjelljes për të gjithë Personat e Përfshirë në Qeverisje Lokale dhe Rajonale, duke i inkurajuar autoritetet lokale dhe rajonale dhe shoqatat e autoriteteve lokale dhe rajonale që të hartojnë programe të përshtatshme arsimore për menaxhimin e integritetit dhe të zbatojnë shërbime këshilluese, për të ndihmuar stafin e tyre që të identifikojë dhe të merret me fushat e mundshme të rrezikut etik dhe situatat e konfliktit të interesit.

Transparenca dhe pjesëmarrja e qytetarëve janë mekanizma të rëndësishëm për promovimin e etikës publike dhe llogaridhënies në qeveri qendrore dhe lokale. Një raport i kohëve të fundit për Komitetin Evropian të Rajoneve për “Parandalimin e Korrupsionit dhe Promovimin e Etikës Publike në Nivelin Lokal dhe Rajonal në Vendet e Partneritetit Lindor” konstatoi se mungesa e transparencës ishte dobësia kryesore në të gjitha rastet e vlerësuara. Ky doracak përshkruan një sërë mekanizmash të transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve që mund të miratohen nga autoritetet lokale dhe rajonale.


[1] Për qëllimet e këtij publikimi, termi "zyrtar publik" i referohet përfaqësuesve të zgjedhur, autoriteteve publike dhe shërbyesve civilë (qoftë në nivel të qeverisë lokale, rajonale ose qendrore) të cilët mbajnë një funksion legjislativ, administrativ ose gjyqësor, dhe çdo personi që ushtron një funksion publik, përfshirë për një agjenci publike ose një ndërmarrje shtetërore.

Kodet e etikës dhe sjellja profesionale

Kodet e etikës përcaktojnë parimet themelore sipas të cilave shërbyesit publikë duhet të respektojnë, siç janë integriteti, vetëmohimi dhe hapja. Kodi i sjelljes bazohet në kodin e etikës për të formuluar standardet dhe praktikat që duhet të zbatohen në rrethanat e veçanta të një institucioni.

Kodi i sjelljes përcakton standarde specifike të sjelljes profesionale që priten në një mori situatash dhe u ofron zyrtarëve publikë udhëzime për trajtimin e tyre. Përveç kësaj, kodet e sjelljes sjellin transparencë dhe llogaridhënie publike në operacionet qeveritare.

Standardet ndërkombëtare

Kodet e sjelljes dhe kodet e etikës të hartuara mirë ndihmojnë në përmbushjen e pritjeve në rritje nga publiku, drejtuesit e biznesit dhe shoqëria civile për transparencë më të madhe dhe integritet më të lartë në qeveri, dhe vendosin një barrë mbi qeveritë për të siguruar standarde të larta etike midis zyrtarëve publikë dhe përfaqësuesve të zgjedhur. Si të tilla, ato mund të mbështesin zhvillimin e besimit midis publikut dhe institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve. Është e rëndësishme që kodet e sjelljes të zbatohen si për shërbyesit civilë ashtu edhe për zyrtarët e zgjedhur, dhe që të ofrohen trajnime dhe udhëzime për të siguruar të kuptuar të plotë të kodeve nga të gjithë zyrtarët publikë. Masat disiplinore dhe sanksionet duhet të përcaktohen qartë dhe të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme në rast të mosrespektimit të kodeve.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me kodet e etikës dhe sjelljes profesionale:


Praktikat e mira

Mekanizmat për ankesa

Mekanizmat e ankesave u mundësojnë qytetarëve të japin informata kthyese tek autoritetet publike për standardet e shërbimeve që marrin. Ata ofrojnë një mekanizëm të rëndësishëm llogaridhënie i cili u mundëson shërbyesve civilë dhe zyrtarëve të zgjedhur të identifikojnë nëse shërbimet publike po ofrohen në mënyrë joefektive apo joefikase. Kur mekanizma të tillë trajtojnë ankesat shpejt, ata mund të ndihmojnë në krijimin e kushteve për rritjen e besimit. Nëse përdoren në mënyrë proaktive, mekanizmat e ankesave mund të ndihmojnë qeveritë të identifikojnë ide të reja dhe të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve.

Standardet ndërkombëtare

Për të siguruar besimin në mekanizmat, autoritetet lokale duhet të përpiqen të marrin në konsideratë dhe zgjidhin çdo ankesë menjëherë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Mekanizmat e ankesave mund të bëhen më të qasshme duke aplikuar një qasje one-stop-shop (pikë për të gjitha shërbimet) në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të kërkojnë në zyra dhe uebsajte të ndryshme.

Nëse qeveria ndërmerr një qasje proaktive për të parandaluar përsëritjen e shkaqeve të ngjashme për ankesa, mekanizmat e ankesave gjithashtu mund të ndihmojnë qeveritë të identifikojnë qasje të reja në ofrimin e shërbimeve dhe të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve. Për këtë qëllim, mekanizmat e ankesave duhet të kombinohen me vlerësimet periodike të ofrimit të shërbimeve, duke përfshirë përdorimin e sondazheve të opinionit publik dhe shkëmbimin e përvojës dhe mjeteve me autoritetet e tjera lokale për të inkurajuar miratimin më të gjerë të praktikave të mira dhe mjeteve të provuara.

Nuk ka standarde specifike ndërkombëtare për mekanizmat e ankesave në lidhje me shërbimet publike. Megjithatë, mekanizmat dhe procedurat për përgjigjen ndaj ankesave përfshihen në një garanci ligjore ndërkombëtare për të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti lokal, dhe ka një numër udhëzimesh dhe doracakësh të dobishëm të shoqërisë civile. Shih për shembull:


Praktikat e mira

Mekanizmat e zgjidhjes së ankesave

Mekanizmat e zgjidhjes së ankesave (MZA) janë mjete që shkojnë përtej mekanizmave të ankesave dhe kanaleve të tjera të informatave kthyese pasi qytetarët mund të përdorin një MZA për t'iu drejtuar institucioneve qeveritare dhe komunave me shqetësime në lidhje me ndikimin e politikave dhe zbatimin e tyre tek vetë qytetarët. Kur politika e një agjencie publike prek interesat e qytetarëve, ose vendimi i marrë nga organet e qeverisjes qendrore ose lokale shkakton një ankesë nga ana e qytetarëve, palët e interesuara mund të përdorin sistemin e zgjidhjes të krijuar nga agjencitë qeveritare dhe organet komunale për të paraqitur ankesën e tyre. Një mekanizëm për zgjidhjen e ankesave nuk përdoret për të zëvendësuar gjykatën ose sistemin e auditimit ose hetimin formal; as nuk është mekanizmi i përshtatshëm për ankesat për akte potencialisht kriminale, siç janë rastet e korrupsionit. MZA-të janë krijuar për zgjidhje bashkëpunuese të ankesave.

Standardet ndërkombëtare

Mekanizmat e zgjidhjes shërbejnë si shërbim i vijës së parë që do të përdoret nga qytetarët për të zgjidhur në mënyrë efektive ankesat. Për më tepër, shoqëritë tregtare mund të përdorin MZA-të për të zbutur rreziqet në veprimtaritë e tyre afariste dhe MZA-të mund të bëhen mekanizëm i shpejtë dhe efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa veprim ligjor.

Mekanizmat efektivë të zgjidhjes mund të shërbejnë për të identifikuar modelet e korrupsionit dhe keqpërdorimit, si dhe për të krijuar politika të parandalimit të korrupsionit. Për të siguruar qasje më të madhe, është e rëndësishme të rrisni ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me MZA-të dhe të siguroni këshilla falas për qytetarët mbi formulimin e kërkesave të ankesave dhe si të veprojnë kur kërkojnë zgjidhje.

Standardet për mekanizmat e zgjidhjes së ankesave janë vendosur kryesisht nga organizatat ndërkombëtare të tilla si Banka Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim (BAZh), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian. Këto standarde kryesisht lidhen me përcaktimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Këto standarde paraqiten në udhëzimet e mëposhtme:


Praktikat e mira

Mbrojtja e sinjalizuesve

Korrupsioni dhe veprimet e tjera të dëmshme për interesin publik, përfshirë shëndetin publik, janë më të përhapura në organizatat që nuk kanë kulturë transparence dhe mbikëqyrje. Sinjalizues është personi që ekspozon informata për aktivitete të paligjshme ose joetike në një organizatë private ose publike, dhe të drejtat e një sinjalizuesi që zbulon keqbërjet, ose veprimet dhe mosveprimet e dëmshme për interesin publik, duhet të mbrohen me ligjin për “sinjalizuesit”. Edhe pse zakonisht punonjësi, sinjalizuesi mund të jetë edhe nën-kontraktues, furnizues, praktikant pa pagesë ose vullnetar. Mbrojtja e sinjalizuesve është e rëndësishme edhe në sektorin privat, jo më pak kur ata mund të zbulojnë ryshfetin ndaj zyrtarëve publikë ose praktikat që dëmtojnë mjedisin ose shëndetin dhe sigurinë publike.

Standardet ndërkombëtare

Shumica e sinjalizuesve ngrenë shqetësimet e tyre brendapërbrenda ose pranë autoriteteve rregullative ose të zbatimit të ligjit në vend që të sinjalizojnë në publik. Mbrojtja e sinjalizuesve dhe një kulturë organizative që i jep përparësi transparencës dhe dialogut, shërben për të promovuar llogaridhënien, ndërton besimin në integritetin e qeverisë dhe inkurajon raportimin e sjelljeve të pahijshme dhe korrupsionit. Mbrojtja e sinjalizuesve mund të motivojë punonjësit të raportojnë keqbërjet pa frikën për hakmarrje, dhe nxit transparencën dhe besimin brenda një organizate si dhe ndaj qytetarëve se etika respektohet dhe sjellja e keqe zbulohet dhe korrigjohet.

Të drejtat e sinjalizuesve mund të forcohen duke përcaktuar procese të qarta dhe duke siguruar kanale të sigurta konfidenciale për zbulimin. Mjetet juridike të qarta, përfshirë dënimet, për të kompensuar për hakmarrjet ndaj sinjalizuesve duhet të prezantohen dhe të zbatohen vazhdimisht. Trajnimi i stafit të burimeve njerëzore në qeverisjen lokale dhe agjencitë qeveritare duhet të plotësohet me ndërgjegjësimin e publikut në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit e qeverisë të kuptojnë si rezultatet pozitive nga sinjalizimi sa i përket vlerës së qëndrueshme për para, besimit në autoritetet publike, dhe cilësisë së shërbimeve.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me mbrojtjen e sinjalizuesve:


Praktikat e mira

Shpalosja e informacionit: Deklarimi i pasurive dhe konflikteve të interesit

Zbulimi është akti i publikimit dhe përditësimit në mënyrë rutinore të llojeve të veçanta të informacionit, ndonjëherë të kërkuara me ligj, siç janë interesat financiare të zyrtarëve publikë. Mund të mbështesë masat kundër korrupsionit duke kërkuar publikimin zakonisht të pasurive dhe interesave që mund të përbëjnë konflikt të interesit. Konflikti i interesit lind, ose mund të perceptohet se lind kur pasuritë private ose interesat e zyrtarëve publikë mund të ndikojnë në mënyrë jo të duhur në politikat dhe vendimet e marra gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare.

Standardet ndërkombëtare

Kërkesat për zbulim mund të ndërtojnë besimin e qytetarëve në transparencën dhe integritetin e vendimmarrjes lokale. Ato gjithashtu ndihmojnë zyrtarët publikë që të kenë informacion të përditësuar rregullisht që parandalon konfliktin e interesit që lind midis punonjësve. Zbulimi i pasurive financiare siguron gjithashtu informacione të rëndësishme për të ndihmuar në sqarimin nëse zyrtarët e zgjedhur ose shërbyesit civilë nuk kanë pasuri që është disproporcionale me të ardhurat e tyre, ose duke i mbrojtur ata nga akuzat e rreme ose duke shërbyer si dëshmi në rastin e pasurimit të dyshuar të paligjshëm.

Ofrimi i shërbimeve në nivelin e qeverisjes lokale, qofshin ato ndërtim ose tenderim i shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, shpesh i nënshtrohet konfliktit të interesit për shkak të afërsisë së ndërmarrësve lokalë me zyrtarët qeveritarë.  Besimi i publikut dhe biznesit se konkurrenca për tenderët e pushtetit lokal, për shembull, është e hapur për të gjithë pa diskriminim do të jetë shumë më i madh nëse zyrtarët e zgjedhur dhe shërbyesit civilë të përfshirë në hartimin e tenderëve dhe vlerësimin e paraqitjeve të tenderëve kanë përfunduar deklarimet e pasurisë dhe interesat (përfshirë anëtarët e ngushtë të familjes).

Është e rëndësishme që institucioneve përgjegjëse për mbledhjen dhe monitorimin e deklarimeve t'u sigurohet mbrojtje kundër ndërhyrjeve politike ose të tjera në punën e tyre, për shembull përmes mbikëqyrjes nga komitetet e pavarura të etikës. Gjithashtu, zyrtarëve të qeverisjes lokale duhet t'u sigurohet udhëzim i qartë se çfarë të deklarohet, si dhe legjislacioni mbizotërues kundër korrupsionit. Një sistem i zbatuar mirë dhe i përditësuar rregullisht dhe i monitoruar rregullisht i deklarimit të pasurisë mund të plotësojë punën e një shërbimi efektiv prokurorial.

Shpalosja e informacionit është një element i rëndësishëm në konventat dhe standardet kundër korrupsionit të listuara diku tjetër në këtë doracak. Me rëndësi të veçantë janë:


Praktikat e mira

Transparenca

Parimi i transparencës zbatohet për të siguruar që të prekurit nga vendimet administrative të kenë informacion gjithëpërfshirës për rezultatet dhe implikimet e politikave dhe për procesin e vendimmarrjes. Informacioni në dispozicion të publikut në lidhje me politikat, programet dhe aktivitetet e qeverisë u mundëson qytetarëve dhe komuniteteve lokale të kuptojnë më qartë veprimet e qeverisë, të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse lokale. Ai gjithashtu u mundëson zyrtarëve të zgjedhur, atyre në qeveri dhe atyre në opozitë, të marrin vendime të informuara dhe të ushtrojnë një kontroll efektiv dhe ta mbajnë ekzekutivin përgjegjës për veprimet e tyre. Për më tepër, qasja në informacion është thelbësore për gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të kryer në mënyrë efektive funksionet e tyre mbikëqyrëse dhe për të mbajtur qeverinë përgjegjëse.

Pushteti lokal duhet t'i bëjë publike të dhënat në një format të qasshëm dhe ta bëjë këtë në kohën e duhur. Kjo u mundëson qytetarëve dhe palëve të interesit të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes nga një perspektivë e informuar, dhe të monitorojnë dhe vlerësojnë zbatimin e politikave dhe vendimeve nga qeveria, në mënyrë që të mbajnë përgjegjës zyrtarët publikë për veprimet e tyre. Transparenca arrihet përmes një sërë mekanizmash, duke u bazuar në të drejtën e qytetarëve për të pasur informacion. Këto përfshijnë zbulimin e pasurive financiare dhe interesave të zyrtarëve të lartë publikë dhe zyrtarëve publikë të zgjedhur, dhe publikimin e informacionit në formate të qasshme, të kërkueshme brendapërbrenda të dhënave të hapura.

Sipas përkufizimit të Fondacionit Open Knowledge, "të dhënat e hapura janë të dhëna që mund të përdoren lirshëm, të ripërdoren dhe rishpërndahen nga kushdo-duke iu nënshtruar vetëm, më së shumti, kërkesës për t'u atribuuar dhe ndarë njëlloj." Prandaj, koncepti i të dhënave të hapura shkon përtej disponueshmërisë së informacionit publik dhe fokusohet në përdorimin e tij, nga i cili gjenerohen përfitime shtesë ekonomike, sociale dhe politike. Për ta realizuar atë, të dhënat e publikuara duhet të jenë të plota, të përhershme, jo ekskluzive, jodiskriminuese dhe jo pronësore, si dhe të sigurohen nga burimet parësore, në kohën e duhur dhe në formate të lexueshme nga makina (Më shumë detaje rreth parimeve të të dhënave të hapura, ju lutemi kontrolloni burimet e mëposhtme: këtu dhe këtu).

Qasja e kufizuar në informacionin publik ndikon negativisht në besimin e publikut ndaj institucioneve publike, rrit rreziqet e mundshme të korrupsionit dhe kufizon mundësitë për palët e ndryshme të interesit për të monitoruar performancën e qeverisë. Ajo gjithashtu pengon përpjekjet e qytetarëve dhe palëve të interesit për të marrë pjesë në hartimin e politikave dhe për të hartuar rekomandime të politikave të bazuara në dëshmi për ndryshime pozitive. Praktika tregon se qasja në legjislacionin e informacionit dhe masat e duhura të zbatimit janë një pjesë thelbësore e mjedisit të përshtatshëm për qasjen e qytetarëve në informacion.

Prokurimi publik konsiderohet të jetë një nga fushat kryesore të ndjeshme ndaj korrupsionit. Ai përbën rreth 12 për qind të bruto produktit vendor global, dhe në shumicën e ekonomive me të ardhura të larta blerja e mallrave dhe shërbimeve përbën një të tretën e shpenzimeve publike totale. Me pak fjalë, prokurimi publik është një fushë e rëndësishme për korrupsion të mundshëm, bashkëpunim dhe praktika të tjera të paligjshme. Për të shmangur rreziqet e korrupsionit të lidhura me prokurimet publike, mjetet dhe platformat elektronike që veprojnë përmes zgjidhjeve të të dhënave të hapura janë gjithnjë e më të disponueshme dhe përdoren nga autoritetet qeveritare për të reformuar procedurat e tenderimit të prokurimit shtetëror. Kombinuar me kontraktimin e hapur (ku ofertat dhe kontratat bëhen publike), rritja e proceseve të prokurimit plotësisht të qasshme dhe të publikuara mirë hap tenderimin për më shumë ofertues dhe zvogëlon hapësirën për praktika kundër konkurrues dhe ryshfet.

Një komponent tjetër i rëndësishëm i parimeve të transparencës është hapja e financimit të subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, pasi është e rëndësishme që elektorati të dijë burimet e financimit dhe mënyrën e shpenzimit të parave, në mënyrë që të marrë vendime të informuara dhe të kuptojë se cilat interesa financiare, politike ose të tjera janë duke mbështetur kandidatë ose parti të veçanta. Transparenca e donacioneve politike është një masë parandaluese kundër përdorimit të parave që burojnë nga burime të paligjshme dhe kriminale në politikë dhe zgjedhje.

Së fundi, për të siguruar që burimet shtetërore të përdoren në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive, duhet të sigurohet pavarësia dhe kapaciteti institucional i organit përgjegjës për auditimin e jashtëm. Anëtarët e publikut të gjerë duhet të kenë mundësinë të njihen me raportet dhe rekomandimet kryesore të dhëna nga auditori. Auditimi i jashtëm është i rëndësishëm për të identifikuar sfidat kryesore në sektorin publik, për të përmirësuar transparencën dhe performancën e institucioneve publike dhe për të hartuar politika të bazuara në dëshmi.

Qasja në informacion

Qasja në informacion është e drejtë ligjore për qytetarët që të kërkojnë dhe marrin informacion nga autoritetet publike.  Shpesh miratohet nga legjislacioni për Lirinë e Informacionit. Si pjesë përbërëse e së drejtës së lirisë së shprehjes, qasja në informacion është e drejtë e njeriut dhe secili duhet të ketë të drejtën të ketë qasje në informacione nga organet publike dhe agjencitë publike në përputhje me parimin e zbulimit maksimal, duke iu nënshtruar vetëm një grupi përjashtimesh të ngushta, të përcaktuara qartë, proporcionale me interesin që i justifikon ato (p.sh. bazat e sigurisë ose privatësisë së të dhënave). Më shumë informacion këtu dhe këtu

Standardet ndërkombëtare

Qasja në informacion mbështet llogaridhënien, mbikëqyrjen e qeverisë dhe monitorimin e korrupsionit. Ajo është edhe kritike ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve të informuar në vendimmarrje, dhe për këtë arsye është themelore për funksionimin efektiv të demokracive. Qasja e lirë në informacion fuqizon shoqërinë civile për të monitoruar dhe kontrolluar veprimet e autoriteteve lokale, ajo shërben për të parandaluar abuzimin e pushtetit nga zyrtarët publikë dhe siguron të dhëna për debat publik të informuar.

Publikimi proaktiv i sasisë maksimale të informacionit në formatet më të qasshme shërben për të zvogëluar nevojën që qytetarët dhe palët e interesit të paraqesin kërkesa individuale për lëshimin e informacionit. Përveç sigurimit të sasisë maksimale të informacionit në mënyrë elektronike, autoritetet lokale duhet t'i japin përparësi përcaktimit të zyrtarëve të Lirisë së Informimit në komunat e tyre. Zyrtarë të tillë duhet të përgatisin dhe publikojnë rekomandime të hollësishme si për qytetarët ashtu edhe për autoritetet lokale, dhe të japin udhëzime të qarta mbi procesin e apelimit në rast se nuk pranohet ndonjë kërkesë për informacion. Është gjithashtu e rëndësishme të analizohen kërkesat për informacion nga qytetarët dhe grupet e interesit, në veçanti trendet dhe dyfishimi, në mënyrë që autoritetet të mund të publikojnë më pas informata të tilla në mënyrë proaktive.

Qasja në informacion është komponent themelor i një numri konventash dhe standardesh kundër korrupsionit të listuara diku tjetër në këtë doracak. Ajo gjithashtu mbështet një numër dokumentesh kryesore të OKB-së për të drejtat e njeriut. Në vijim veçanërisht ka të bëjë me Qasjen në Informacion:


Praktikat e mira

Të dhëna të hapura

Të dhënat e hapura do të thotë publikimi i të dhënave dhe informacionit në një format që mund të përdoret, modifikohet dhe shpërndahet lirshëm. OBZHE-ja thotë se të dhënat e hapura janë “një grup politikash që promovojnë transparencën, llogaridhënien dhe krijimin e vlerës duke i vënë të dhënat e qeverisë në dispozicion për të gjithë”. Duke i vënë në dispozicion të dhënat e krijuara përmes aktiviteteve të organeve publike, qeveria bëhet më transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve. Ajo gjithashtu mbështet rritjen e biznesit dhe zhvillimin e shërbimeve të përqendruara tek qytetarët, dhe siguron të dhëna të rëndësishme për kërkimin dhe inovacionin nga organet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe palët e interesit.

Standardet ndërkombëtare

Promovimi i të dhënave të hapura përmes portaleve me një ndalesë mund të rrisë më tej hapësirën për ndërveprimin e grupeve të të dhënave në drejtim të kërkimit dhe analizës. Rezultatet mund të përmirësojnë efikasitetin dhe arritjen e ofrimit të shërbimeve dhe të zvogëlojnë korrupsionin. Rritja e ndërgjegjësimit midis grupeve të interesit, mediave, bizneseve dhe publikut të gjerë mund të rezultojë në një bashkëpunim efektiv midis palëve të ndryshme të interesit dhe përmirësime në zgjidhjet në transport, ambientet rekreative, zonat e parkimit, shërbimet shëndetësore dhe shumë më tepër.

Është e rëndësishme të miratohen standarde të qëndrueshme të të dhënave të hapura për të gjitha të dhënat e hapura për të siguruar ndërveprimin dhe kërkueshmërinë maksimale të të dhënave. Autoritetet lokale gjithashtu duhet të sigurojnë që stafi i kualifikuar të menaxhojë publikimin e të dhënave të hapura të komunës dhe të trajnojë punonjësit përkatës në standardet e të dhënave të hapura.

Të dhënat e hapura janë fenomen relativisht i ri pa standarde të miratuara zyrtarisht. Sidoqoftë, ekziston një numër udhëzimesh të dobishme:


Praktikat e mira

Prokurimi publik

Prokurimi publik i referohet procesit me të cilin autoritetet publike, përfshirë autoritetet lokale, blejnë punë, mallra ose shërbime. Ai është një pjesë thelbësore e ofrimit të shërbimit publik për autoritetet lokale dhe rajonale; prokurimi efikas dhe me kosto efektive është thelbësor për qeverisjen e mirë.

Standardet ndërkombëtare

Pasi që prokurimi publik përfshin një pjesë të madhe të shpenzimeve publike dhe transferimin e burimeve publike tek sektori privat ose tek organizatat jofitimprurëse, ai është veçanërisht i ndjeshëm ndaj korrupsionit. Autoritetet publike duhet të vendosin teknologji të reja për të rritur transparencën mbi prokurimet publike dhe për të inkurajuar aktorët e rinj ekonomikë që të hyjnë në proceset e ofertimit me besimin se konkurrenca e lirë dhe e ndershme zbatohet. Duke postuar të gjithë tenderët në një platformë të përbashkët online, shfaqja e tenderëve të pabotuar dhe shpërblimeve direkte do të minimizohet. Përdorimi i kontratave të hapura dhe zgjidhjeve të hapura të ofertave gjithashtu mundësojnë një kontroll më të madh të procesit, duke zvogëluar më tej hapësirën për praktika korruptive. Sistemet e hapura të kontraktimit përfshijnë një efekt parandalues, sepse zyrtarët do të përmbahen nga manipulimi i procesit të kontraktimit nëse e dinë që shpalosja gjithëpërfshirëse e proceseve të ofertimit dhe kontraktimit do të zbulohen.

Autoritetet vendore duhet të sigurojnë që ekziston një sistem gjithëpërfshirës për të monitoruar pajtueshmërinë me legjislacionin e prokurimit publik dhe se ekziston një mekanizëm i përgjegjshëm për shqyrtimin e ankesave, përfshirë përgjigjet e shpejta dhe gjithëpërfshirëse. Autoritetet gjithashtu duhet të monitorojnë zbatimin e kontratës, në veçanti kohëzgjatjen dhe rritjen e kostos, për të siguruar që përfitimet në lidhje me vlerën për para dhe cilësinë e dorëzimit të mos rrezikohen gjatë zbatimit të kontratës.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me prokurimin publik:


Praktikat e mira

Auditimi i jashtëm

Auditimi i jashtëm është një kontroll i rregullt, i pavarur i llogarive dhe informacioneve financiare për të siguruar që paratë publike të përdoren në mënyrë të përshtatshme dhe efektive. Auditimet e jashtme ndërmerren në përputhje me ligjet dhe rregullat përkatëse për të mbështetur ata që janë jashtë qeverisë për ta mbajtur atë përgjegjës. Përveç auditimit të pasqyrave financiare të institucioneve buxhetore lokale, auditimi i jashtëm mund të shikojë përtej financave për të vlerësuar performancën e qeverisë kundrejt objektivave të saj, ose në ofrimin e programeve dhe shërbimeve.

Standardet ndërkombëtare


Praktikat e mira

Financimi i subjekteve politike

Financimi i subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore është një komponent i domosdoshëm i procesit demokratik. Ai mundëson shprehjen e mbështetjes politike dhe konkurrencës në zgjedhje. Parimet që qeverisin financimin e subjekteve politike duhet të përfshijnë drejtësinë në shpërndarjen e fondeve shtetërore, rregulla strikte në lidhje me transparencën dhe kufijtë e madhësisë së donacioneve private, kufijtë e shpenzimeve të fushatës, transparencën e plotë të financimit dhe shpenzimeve, komisionet e pavarura zgjedhore, auditimin e pavarur të financimit të fushatës, dhe vendosjen e vazhdueshme të sanksioneve proporcionale ndaj kandidatëve dhe partive politike që shkelin rregullat (të tilla si gjobat ose zvogëlimi i kontributeve shtetërore në fushatat e ardhshme zgjedhore).

Standardet ndërkombëtare

Rregullat e qarta dhe raportimi transparent i financimit dhe shpenzimeve të fushatës politike janë thelbësore për të ruajtur besimin tek kandidatët politikë, subjektet politike dhe institucionet qeveritare. Një çekuilibër në financimin e subjekteve politike mund të rezultojë në një avantazh të padrejtë, duke i dhënë ndikim të panevojshëm interesave të ngushta të fuqishme, duke rrezikuar që politikat të "kapen" nga interesa të ngushta private, duke u shërbyer qëllimeve të tyre mbi interesin publik.

Mekanizmat dhe rregullat për kufizimet në financimin politik të partive, dhe në financimin shtetëror të fushatave politike, duhet të hartohen në atë mënyrë që të sigurojë një fushë të barabartë loje për kandidatët e ndryshëm politikë dhe partitë që konkurrojnë në zgjedhje dhe shërben për të ruajtur pavarësinë e forcave politike nga mbështetësit financiarë.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me financimin e subjekteve politike:


Praktikat e mira

Pjesëmarrja e Qytetarëve

"E drejta e qytetarëve që të marrin pjesë në udhëheqjen e çështjeve publike”, përfshirë në nivelin lokal, është e qartë në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, dhe Protokollin Shtesë në të cilin thuhet se "e drejta për të marrë pjesë në punët e një autoriteti lokal nënkupton të drejtën për të kërkuar të përcaktojë ose të ndikojë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të një autoriteti lokal". Kur autoritetet lokale konsultojnë dhe angazhojnë qytetarët për hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve publike, ata hapin rrugën për rezultate më të mira të politikave dhe gjithashtu për besim më të madh reciprok midis qytetarëve dhe qeverisë.

Pjesëmarrja e qytetarëve përfshin arritjen tek një sërë palësh lokale të interesit, siç janë aktivistët e shoqërisë civile, gazetarët, anëtarët e akademisë, përfaqësuesit e biznesit, komunitetet lokale dhe qytetarët aktivë. Është e rëndësishme që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh pikëpamjet e publikut më të gjerë, aktorët ekspertë dhe grupet përfaqësuese, duke përfshirë të cenuarit dhe të margjinalizuarit. Për më tepër, angazhimi i palëve të interesit duhet të përfshijë arritjen tek ata, jeta dhe interesat e të cilëve do të preken nga zbatimi i vendimeve në shqyrtim. Për të siguruar që palët e interesit janë identifikuar, konsultimet publike duhet të fillojnë para se të jetë bërë një angazhim për veprim ose para se të jetë paraqitur një projektvendim. Një proces konsultativ më i hapur së pari fton palët e interesit të diskutojnë dhe identifikojnë problemet, sfidat dhe mundësitë, pastaj shqyrton skenarët e ndryshëm të politikave, para se të hartohen vendimet.

Mekanizmat pjesëmarrës mund të grupohen në kategoritë e mëposhtme që pasqyrojnë nivele të ndryshme angazhimi:

  • informimi i publikut për përparësitë vendore, programet dhe planet qeveritare;
  • mbajtja e konsultimeve me publikun dhe/ose grupet e veçanta të njerëzve në lidhje me politikat publike dhe mbledhjen e përvojës ose ekspertizës së tyre;
  • bashkëpunimi me publikun dhe/ose grupe të veçanta njerëzish për të zhvilluar zgjidhje për problemet lokale (përfshirë proceset e bashkë-krijimit të tilla si në formulimin e angazhimeve të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQV));
  • angazhimi i komuniteteve lokale në proceset e vendimmarrjes përmes proceseve diskutuese, votimit (siç është buxhetimi me pjesëmarrje dhe referendumet), dhe mjete të tjera vendimmarrëse.

 

Sipas Protokollit Shtesë, "ligji siguron mjete për lehtësimin e ushtrimit" të së drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë. Për të siguruar që format e sipërpërmendura të pjesëmarrjes janë angazhim i vërtetë dhe jo ushtrime simbolike, procesi i konsultimit rreth formimit të politikave dhe legjislacionit të ri duhet të mbështetet me ligje, rregullore dhe udhëzime, si dhe me vullnet të fortë politik.

Politikëbërja përfshirëse duhet në të njëjtën kohë të jetë efektive, dhe publiku duhet të jetë i informuar mirë për të drejtat, mundësitë dhe mënyrat se si mund të marrë pjesë në vendimmarrjen lokale. Proceset e hartimit të politikave duhet të deklarohen qartë paraprakisht për t'i mundësuar qytetarëve dhe grupeve të interesit të përgatisin parashtresat dhe ndërhyrjet e tyre. Afatet kohore me pika të qarta hyrëse për angazhimin e qytetarëve duhet të publikohen për të siguruar që pjesëmarrja e qytetarëve është një ushtrim kuptimplotë dhe autoritetet lokale duhet të japin informata kthyese për ata që bëjnë propozime ose rekomandime politike. Autoriteti lokal duhet të sigurojë që pikëpamjet dhe pozicionet e palëve të interesit të pasqyrohen dhe të merren parasysh gjatë miratimit të politikave, dhe informatat kthyese duhet të ofrojnë arsye të përcaktuara qartë për vendimet për miratimin e propozimeve, ose mos miratimin e tyre. Kjo qasje gjithëpërfshirëse siguron që politikat të jenë relevante, të bazuara në dëshmi, të plotësojnë nevojat ndërlidhëse dhe t'u përgjigjen kërkesave të publikut.

Autoritetet lokale gjithashtu duhet të punësojnë zyrtarë të trajnuar në menaxhimin e konsultimeve publike dhe të sigurojnë që informatat kthyese ndaj qytetarëve të jenë të shpejta dhe gjithëpërfshirëse.

Qasje të tilla gjithëpërfshirëse sigurojnë që autoritetet lokale të marrin vendime më të mira dhe më të rëndësishme që pasqyrojnë interesat publike dhe kuptohen mirë nga të gjithë qytetarët. Së bashku, komunitetet lokale mund të zhvillojnë një kapacitet të qëndrueshëm për të shprehur shqetësimet e tyre, për të hartuar zgjidhje dhe për të monitoruar zbatimin e tyre të duhur, duke rezultuar në përmirësimin e besimit të publikut ndaj ofrimit të shërbimeve lokale.

Politikë-Bërja e hapur

Politikë-bërja e hapur është një term i gjerë që përshkruan zhvillimin e politikave i cili është transparent dhe pjesëmarrës. Ai përshkruan një mënyrë të politikë-bërjes dhe vendim-marrjes që mbështeten në mjetet më të fundit ndërvepruese që hapin politikë-bërje për aktorë të ndryshëm në një botë gjithnjë e më digjitale. Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë politikë-bërje të hapur: vendime të ndryshme të politikave do të kenë nevojë për qasje të ndryshme.

Standardet ndërkombëtare

Qasjet e politikë-bërjes së hapur u mundësojnë qeverive të arrijnë rezultate më të informuara dhe të dizajnuara më mirë të politikave përmes qasjeve bashkëpunuese që mbështeten në një larmi perspektivash dhe ekspertize. Mjete të ndryshme digjitale dhe teknika analitike janë vendosur në mënyrë që politika të jetë më e bazuar në dëshmi dhe më e drejtuar nga të dhënat. Modelet e angazhimit mund të përfshijnë një panel përfaqësues të qytetarëve, një mbledhje e gjerë e ideve të politikave, ose përdorimin e inteligjencës kolektive për të mbështetur në njohuritë dhe ekspertizën e një publiku të larmishëm.

Me përdorimin e të dhënave të hapura dhe angazhimit të qytetarëve, mund të arrihen vendime më të informuara, gjithëpërfshirëse, dhe më shumë risi të zbatohen si në procesin e politikëbërjes ashtu edhe në vendimet e politikave që rezultojnë. Për të maksimizuar përfitimet e mundshme të politikë-bërjes së hapur, autoritetet lokale mund të krijojnë një ekip për politikë-bërje të hapur që publikon të dhënat e përdorura për të informuar dhe formësuar vendimet e politikave dhe trajnon zyrtarët publikë në punën me të dhënat për të informuar politikëbërjen.

Megjithëse nuk ka standarde specifike të politikë-bërjes së hapur, këto në vijim janë pika referimi të dobishme:


Praktikat e mira

Buxhetimi me pjesëmarrje

Një nga format e mbledhjes së gjerë të pjesëmarrjes së qytetarëve, buxhetimi me pjesëmarrje fton qytetarët dhe grupet e komunitetit të propozojnë nisma të reja ose përmirësime të shërbimeve publike që duhet të financohen nga autoritetet lokale. Modele të ndryshme përfshijnë votimin nga qytetarët, shpesh online, për projekte të ndryshme. Ai siguron një mënyrë që anëtarët e komunitetit të kenë një zë të drejtpërdrejtë se si duhet të shpenzohen paratë publike. Krijon mundësi për angazhimin, edukimin dhe fuqizimin e qytetarëve. Ai gjithashtu mund të promovojë transparencën, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë në zvogëlimin e joefikasitetit dhe korrupsionit.

Standardet ndërkombëtare

Buxhetimi me pjesëmarrje filloi në Porto Alegre, Brazil në fund të viteve 1980-ta dhe është përhapur në të gjithë botën. Për të siguruar që buxhetimi me pjesëmarrje është gjithëpërfshirës dhe arrin tek grupet e ndryshme, përfshirë grupet e pakicave dhe të pafavorizuarit, ngjarjet e informacionit në internet dhe personalisht duhet të organizohen, si dhe të ofrohet mbështetje për qytetarët dhe grupet e ndryshme të komunitetit dhe palët e interesuara se si të përgatisin një propozim për shqyrtim. Futja e buxhetimit me pjesëmarrje të ndjeshme ndaj gjinisë mund të rrisë shtrirjen dhe qasjen dhe mund të planifikohet në bashkëpunim të ngushtë me grupet qytetare lokale me fokus përfshirjen.

Edhe pse nuk ka standarde specifike për zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje, pikat në vijim shërbejnë si materiale të rëndësishme referimi:


Praktikat e mira

Konsultime publike

Konsultimi publik është një proces formal, shpesh i kërkuar ligjërisht, për qytetarët dhe palët e tjera të interesit për të dhënë pikëpamjet e tyre në fazat kryesore të procesit të politikave. Mund të jetë online dhe offline, ose një përzierje e të dyjave. Qëllimet e tij kryesore janë të përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe përfshirjen e publikut në vendime të rëndësishme. Bërë në kohën e duhur dhe efektive, konsultimi publik mund të rrisë cilësinë e vendimmarrjes, mund të përmirësojë efektivitetin e kostos, mund të bëjë zgjidhje më të qëndrueshme të politikave, dhe mund të gjenerojë besimin më të madh të publikut në vendimmarrje.

Standardet ndërkombëtare

Format e ndryshme të konsultimit variojnë nga informimi dhe konsultimi i qytetarëve deri te mbledhja e gjerë e ideve për politika, debatet diskutuese dhe asambletë ku qytetarët mund të zhvillojnë zgjidhje të mundshme të politikave për të informuar vendimmarrjen dhe bashkëpunim ku ndërmarrjet sociale, organizatat e shoqërisë civile ose grupet e ekspertëve ose marrin pjesë në hartimin ose ofrimin e shërbimeve.

Për të përmirësuar përfshirjen dhe efikasitetin e konsultimeve publike, çdo autoritet lokal duhet të synojë të ketë një njësi që merr përgjegjësinë për koordinimin e udhëzimeve dhe procedurave për zbatimin e konsultimeve publike, dhe për të siguruar që ato janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Një njësi e tillë gjithashtu mund të trajnojë zyrtarë në departamente të ndryshme për udhëheqjen e konsultimeve publike. Në rastin e autoriteteve më të vogla lokale me burime më të kufizuara, një njësi në ministrinë përgjegjëse të qeverisë qendrore, siç është ministria e zhvillimit rajonal, mund të sigurojë një trajnim dhe mbështetje të tillë në bashkërendimin dhe përditësimin e udhëzimeve dhe procedurave për konsultimet publike në nivel lokal.

Edhe pse nuk ka standarde specifike për zbatimin e konsultimeve publike, pikat në vijim ofrojnë materiale të dobishme referimi:


Praktikat e mira

Peticione publike

Peticionet publike u mundësojnë qytetarëve të ngrenë çështje me autoritetet publike. Numri i nënshkrimeve të mbledhura mund të tregojë nivelin e mbështetjes për çështjet e ngritura. Ato synojnë ose të ngrenë profilin e çështjes, ose edhe të kërkojnë që të ndërmerren veprime specifike. Peticionet shpesh frymëzohen nga aktiviteti i shoqërisë civile, por ato gjithnjë e më shumë dorëzohen përmes platformave zyrtare, shpesh online, ku peticionet me një numër të caktuar nënshkrimesh do të marrin një përgjigje zyrtare.

Standardet ndërkombëtare

Është e rëndësishme që përgjigja zyrtare të jepet menjëherë dhe që të jepen arsye të qarta dhe të argumentuara për vendimet e marra ose të pa marra në përgjigje të një peticioni publik.

Që peticionet publike të bëhen mjet që rezonon në publikun e gjerë, autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të rrisin ndërgjegjësimin për natyrën e peticioneve dhe procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve dhe parashtresave të peticioneve në komunat e tyre. Gjithashtu duhet dhënë qartësi mbi statusin e nënshkrimeve elektronike për të siguruar që ka transparencë të plotë në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë peticioni publik për të marrë përgjigje zyrtare.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me peticionet publike:


Praktikat e mira

Referendumet lokale

Referendumet lokale, të cilat janë të përhapura në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, ofrojnë një mekanizëm për autoritetet lokale për të shprehur vullnetin e qytetarëve për çështje konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme ose që qytetarët të propozojnë një iniciativë që ata do të donin ta shihnin të zbatuar, apo edhe për të bllokuar një vendim të planifikuar.

Standardet ndërkombëtare

Kur iniciohet nga qytetarët ose grupet e palëve të interesit, referendumi mund të jetë pjesë e një fushate kundër një ndikimi të perceptuar të dëmshëm në jetesën e tyre ose mjedisin natyror, siç është plani për park të ri industrial, tuneli për të drejtuar përsëri makinat nën një lumë ose ndonjë zhvillim tjetër urban.

Aty ku ekziston si legjislacioni që parashikon referendume lokale, ashtu edhe udhëzime se si të mbahen referendumet, zakonisht ekziston një përqindje minimale e popullsisë me të drejtë vote, nënshkrimet e së cilës kërkohen për të iniciuar një referendum. Në disa raste, kryetari i komunës ose këshilli i zgjedhur gjithashtu mund të vendosë për të formuluar një pyetje për një referendum lokal. Në varësi të kornizës legjislative, referendumet mund të jenë detyruese për qeverisjen lokale ose konsultative, ku vendimi përfundimtar i takon këshillit të zgjedhur.

Është e rëndësishme që legjislacioni dhe procedurat të jenë të qarta, në mënyrë që qytetarët të dinë kornizën brenda të cilit do të veprojnë rezultatet e një referendumi dhe çfarë përgjigje kërkohet nga këshilli ekzekutiv ose i zgjedhur i autoritetit lokal. Ashtu si me peticionet publike, është e rëndësishme të rrisni ndërgjegjësimin për procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve dhe statusin e nënshkrimeve elektronike për të siguruar që ka transparencë të plotë në lidhje me kushtet që duhet të përmbushen para se të mbahet referendumi. Transparenca në financimin e partive politike duhet të zbatohet edhe për financimin e një fushate referendumi, duke përfshirë kufijtë e shpenzimeve dhe një auditim të pavarur të financimit dhe shpenzimeve.

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me referendume:


Praktikat e mira

Rreziqet nga korrupsioni

Në mungesë të etikës dhe llogaridhënies publike, lulëzojnë korrupsioni dhe keqpërdorimet, gjë që minon themelet e një shoqërie paqësore, të begatë dhe të drejtë.

Korrupsioni është një sfidë e madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ai rezulton në vendime dhe shpërndarje të burimeve që nuk pasqyrojnë interesat e publikut dhe përqendrojnë fuqinë politike në duart e pak personave. Kjo nga ana tjetër bën që udhëheqësit dhe institucionet politike të humbasin legjitimitetin dhe besimin publik, gjë që zvogëlon aftësinë e tyre për të qeverisur.

Korrupsioni paraqet një kërcënim të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e varfërisë dhe pabarazisë. Rrjedhimisht, forcimi i vetëqeverisjes lokale dhe pjesëmarrja e tyre aktive në luftën kundër korrupsionit është një nga parakushtet thelbësore për zhvillimin demokratik. Korrupsioni në nivel lokal është fenomen specifik dhe kërkon një qasje specifike të përshtatur për komunat.

Korrupsioni gjithashtu bën që autoritetet lokale dhe rajonale të jenë joefikase dhe joefektive në ushtrimin e detyrave të tyre. Ai rezulton që vendimet të merren jo në bazë të asaj që është në interesin e shoqërisë në përgjithësi, por atë që është në interesat vetjake të vendimmarrësit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ai çon në shpërdorimin e parasë publike, me dhënien e kontratave për ofruesit inferiorë dhe shpërndarjen e gabuar të buxheteve. Në rastin më të keq, korrupsioni u mundëson zyrtarëve publikë të përvetësojnë para dhe burime, duke përdorur pozitën e tyre për t'u pasuruar në kurriz të atyre që kanë për detyrë t'u shërbejnë.

Një nga sfidat kryesore për shoqëritë në mbarë botën është zhvillimi i sistemeve të përgjegjshme dhe transparente që ofrojnë shërbime publike efektive. Për shkak të afërsisë së tyre me publikun, pushtetet lokale janë të pozicionuara mirë për t'u marrë me këtë sfidë dhe për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin në nivel lokal.

Nën trendin aktual të decentralizimit, autoriteteve lokale u jepen jo vetëm burime, por edhe fuqi diskrecionale për t'i përdorur ato burime. Kështu, pushtetet lokale kanë potencialin ose të ulin korrupsionin dhe të përmirësojnë shërbimet publike në nivel lokal ose, anasjelltas, të rrisin korrupsionin dhe të përkeqësojnë cilësinë e ofrimit të shërbimeve.

Korrupsioni gjithashtu mund të rezultojë në emërimin e zyrtarëve publik në bazë të favorizimit dhe jo meritës, që do të thotë se autoritetet lokale dhe rajonale nuk kanë qasje në talentin më të ndritshëm dhe më të mirë. Kjo nga ana tjetër krijon një mjedis pjellor për korrupsion të mëtejshëm dhe zvogëlon edhe më shumë efikasitetin dhe efektivitetin e administratës.

Organizatat joefikase dhe joefektive, të punësuar me individë të cilët e kanë fituar pozitat e tyre në bazë të kritereve të tjera por jo me meritë, rezultojnë në shërbime dhe infrastrukturë publike me cilësi të dobët, duke gërryer kështu besimin publik dhe legjitimitetin e institucioneve publike. Sidoqoftë, më e rëndësishmja, ata rezultojnë në kosto të konsiderueshme njerëzore, përfshirë varfërinë, vdekjet, sëmundjet dhe mundësitë e kufizuara të jetës.

Së fundi, korrupsioni dëmton zhvillimin ekonomik. Ai drejton paratë publike në biznese jokonkurruese, në vend të atyre që ofrojnë produkte dhe shërbime më inovative ose më të lira. Tregjet jokonkurruese, të shoqëruara me ndikimin negativ të korrupsionit në cilësinë e shërbimeve dhe infrastrukturës publike lokale, do të thotë që bizneset nuk kanë bazë solide (të stafit, sigurisë, investimeve, etj.) mbi të cilat të ndërtohen. Në fund, kjo mund të bëjë që investitorët privatë dhe ndërkombëtarë të shmangin investimet në një zonë.

Ryshfeti

Ryshfeti është premtimi, oferta, pranimi ose kërkimi i një avantazhi personal (p.sh. dhuratë, hua, shpërblim, favor, etj.) në këmbim të një veprimi joetik ose të paligjshëm. Ryshfeti rezulton në mos marrjen e vendimeve në interes të publikut, gjë që zvogëlon besimin e publikut në institucionet dhe çon në shërbime të dobëta publike.

Standardet ndërkombëtare

Konventat dhe standardet ndërkombëtare të mëposhtme lidhen me ryshfetin:


Ceshtje ligji

Konflikti i interesit

Konflikti i interesit është kur një individ është në gjendje të nxjerrë përfitime personale nga veprimet ose vendimet që marrin në cilësinë zyrtare. Konfliktet e interesit - qofshin ato reale, të perceptuara ose të mundshme - rezultojnë në vendime që janë, ose konsiderohen të jenë të padrejta dhe në interes të vetvetes. Kjo zvogëlon besimin e publikut në institucionet dhe rezulton në rezultate më të këqija për publikun.

Standardet ndërkombëtare

Konflikti i interesit mbulohet edhe nga standardet dhe udhëzimet ndërkombëtare në vijim:


Ceshtje ligji

Përvetësimi

Përvetësimi është marrja e paligjshme e parave, mallrave ose burimeve të tjera nga një zyrtar të cilit i janë besuar. Ky rezulton në humbjen e parave publike, e cila zvogëlon kapacitetin e autoriteteve për të vepruar në interes të publikut, duke rezultuar në shërbime dhe rezultate më të këqija për njerëzit. Përvetësimi minon edhe besimin e publikut në qeveri.

Standardet ndërkombëtare

Si një lloj i korrupsionit, përvetësimi mbulohet edhe nga standardet dhe udhëzimet ndërkombëtare në vijim:


Ceshtje ligji

Mashtrimi

Mashtrimi është vënia në lajthim për të fituar një avantazh të padrejtë ose të kundërligjshëm. Mashtrimi gërryen besimin e publikut në qeveri dhe zvogëlon kapacitetin e qeverisë për të vepruar. Shpesh rezulton në humbjen e parasë publike, e cila dëmton shërbimet publike dhe aftësinë e qeverive për të adresuar nevojat dhe aspiratat e publikut.

Standardet ndërkombëtare

Si një lloj i korrupsionit, mashtrimi mbulohet edhe nga standardet dhe udhëzimet ndërkombëtare në vijim:


Ceshtje ligji

Nepotizmi

Nepotizmi është shfrytëzimi i një pozite zyrtare për të përfituar padrejtësisht një anëtar i familjes ose një mik (p.sh. përmes dhënies së një pune ose favori). Nepotizmi, dhe format e tjera të favorizimit, rezulton që autoritetet lokale dhe rajonale të mos kenë qasje në talentin më të ndritur dhe më të mirë. Kjo nga ana tjetër krijon një mjedis pjellor për korrupsion të mëtejshëm dhe zvogëlon efikasitetin dhe efektivitetin e administratës.

Standardet ndërkombëtare

Si një lloj i korrupsionit, nepotizmi mbulohet edhe nga standardet dhe udhëzimet ndërkombëtare në vijim:


Ceshtje ligji

Shpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore

Përdorimi i burimeve shtetërore[i]   gjatë fushatave zgjedhore ka të bëjë me sjellje abuzive ose të paligjshme nga ana e politikanëve dhe nëpunësve civilë, të cilët përdorin burimet njerëzore, financiare, materiale, në natyrë, dhe burime të tjera jo materiale për të influencuar rezultatet e zgjedhjeve, duke penguar në këtë mënyrë drejtësinë e vetë proçesit zgjedhor.

[i] Për qëllimin e këtij e-manuali, «burimet administrative janë njerëzore, financiare, materiale, “in natura” dhe burime të tjera jomateriale që gëzojnë si nëpunësit në detyrë ashtu edhe nëpunësit civilë në zgjedhje, që rrjedhin nga kontrolli i tyre mbi personelin e sektorit publik, financat dhe alokimet, aksesi në objektet publike si dhe burimet e gëzuara në formën e prestigjit apo prezencës publike që burojnë nga pozicioni i tyre si të zgjedhur apo zyrtarë publikë dhe që mund të kthehen në mbështetje politike apo forma të tjera mbështetjeje”, siç përcaktohet në: “Raportin mbi Keqpërdorimin e Burimeve Administrative gjatë Proceseve Zgjedhore”, Studimi nr. 585/2010, Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), Këshilli i Evropës, 16 dhjetor 2013, Strasburg. Në dispozicion këtu.

Standardet ndërkombëtare

Shqipëria ka ratifikuar marrëveshjet e mëposhtme duke u zotuar të respektojë këto marrëveshje dhe instrumentat ligjorë:

Shpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore trajtohet nga standartet dhe udhëzimet e mëposhtme ndërkombëtare:


Ceshtje ligji

Zhvatja

Zhvatja është përdorimi i detyrimit për të marrë para, mallra, shërbime ose ndonjë avantazh tjetër nga një individ ose institucion. Përtej dëmit që i bën viktimës, zhvatja zvogëlon besimin e publikut në qeveri dhe mund të dekurajojë rritjen e biznesit dhe investimet në zonë.

Standardet ndërkombëtare

Si një prej formave të korrupsionit, zhvatja mbulohet nga udhëzuesit dhe standartet ndërkombëtare të mëposhtme:


Ceshtje ligji

Klientelizmi

Klientelizmi është premtimi dhe pranimi i një përfitimi personal (p.sh. dhuratë, hua, shpërblim, favor, punë, etj.) Në këmbim të mbështetjes politike. Shpesh bazohet në një marrëdhënie të pabarabartë midis (p.sh. udhëheqës politik) dhe klientit (p.sh. votuesit). Klientelizmi rezulton në vendime që pasqyrojnë interesat e veçanta të disa njerëzve, në vend të interesit më të gjerë publik, duke çuar në rezultate të padrejta.

Standardet ndërkombëtare

Si një prej formave të korrupsionit, zhvatja mbulohet nga udhëzuesit dhe standartet ndërkombëtare të mëposhtme:


Ceshtje ligji

Patronazhi

Patronazhi është përdorimi i një pozicioni zyrtar për të emëruar një person në një pozicion publike bazuar në favorizim, shpesh në këmbim të mbështetjes politike. Mund të lidhet ngushtë me konceptet e klientelizmit dhe nepotizmit. Patronazhi rezulton në marrjen e vendimeve jo në bazë të asaj që është në interesin e shoqërisë në përgjithësi, por atë që është në interesat vetjak të vendimmarrësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ai shkel kufijtë e ndikimit të ligjshëm politik dhe parimet e meritës, dhe çon në shpërdorimin e parave publike.

Standardet ndërkombëtare

Si një prej formave të korrupsionit, zhvatja mbulohet nga udhëzuesit dhe standartet ndërkombëtare të mëposhtme:

Meqenëse keqpërdorimi i burimeve administrative gjatë proceseve zgjedhore është mënyra më e përhapur për të përdorur patronazhin si një formë korrupsioni, Standardet ndërkombëtare të mëposhtme janë të rëndësishme:


Ceshtje ligji


Deprecated: html_entity_decode(): Passing null to parameter #1 ($string) of type string is deprecated in /home/alliance/domains/beopen-congress.eu/public_html/theme/footer.php on line 24